Home / Lajme / Maqedoni / Haliti: Misioni im në luftën e vitit 2001 në Maqedoni

Haliti: Misioni im në luftën e vitit 2001 në Maqedoni

Xhavit Haliti, përfaqësuesi i lartë i PDK-së dhe nënkryetar i Parlamentit të Kosovës për herë të parë ka folur për ndihmën e tij dhe misionin në luftën e vitit 2001 në Maqedoni, duke ndihmuar UÇK-në dhe Ali Ahmetin.

Ai në një intervistë për emisionin “Rubikon” të KTV ka përshkruar tërë angazhimin e tij, duke thënë se nuk ishte pjesë e strukturës së formacionit ushtarak shqiptarë, por kishte ofruar vetëm ndihmën e tij lobuese tek faktorë relevantë në Tiranë dhe qendrat e tjera ndërkombëtare.

„Kam dhënë kontribut dhe kam lobuar, duke qenë vetëm një ndihmë. Unë Ali Ahmetit ja kam dhënë të gjithë njerëzit në shërbim, dhe kjo është koordinuar më pas nga Musa Xhaferri. Unë kam qenë nismëtari dhe organizatori i takimit të parë midis Ali Ahmetit dhe Arbër Xhaferrit në Tiranë, me praninë e kryeministrit të asaj kohe, Ilir Meta. Takimi ka ndodhur në vilën 31 në malin Dajt, ku Meta ishte për pushim, por aty unë nuk kam qenë brenda takimit“, ka rrëfyer Haliti, duke theksuar se të nesërmen Ahmeti e kishte informuar se takimi kishte qenë tejet i frytshëm.

Sipas tij, angazhimi më pas ka qenë edhe për të ndihmuar në takime me përfaqësues ndërkombëtarë në Prizren, ku janë mbajtur disa takime.

„Unë kam pasur si synim dhe përcaktim që të zgjidhet edhe çështja e shqiptarëve në Maqedoni. S`kam pasur ndonjë funksion, por kam ndje obligim që të ndihmojë duke shfrytëzu mundësitë dhe lidhjet e mija, për shkak të interesit për tu zgjidhur kjo çështje. Por njëkohësisht kam qenë edhe shok i Ali Ahmetit dhe se ai gjithmonë i ka akceptuar sugjerimet e mija“, ka thënë Haliti.

Ai ka sqaruar se asnjëherë me Ahmetin nuk kanë qenë për ndarjen e Maqedonisë, si një opsion që ishte shpalosur gjatë konfliktit të vitit 2001. „Ne gjatë lëvizjes sonë kemi pasur opsionin e ndryshimit të kufijve apo bashkimit, por ky opsion ndryshoi në kuadër të procesit të zhvillimit të çështjes shqiptare në Kosovë dhe ish-Jugosllavi“, ka theksuar zyrtari i lartë i PDK-së dhe i njohur si një nga themeluesit e UÇK-së.

Sipas tij, kontributi personal për në Maqedoni, ka bërë që atëkohë Parlamenti i Zvicrës të urdhërojë ndalesën për hyrje në këtë shtet, për shkak të implikimeve në këtë konflikt.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *