Home / Lajme / Rajon / Haradinaj: Homazhe te heronjtë Zahir Pajaziti dhe Hakif Zejnullahu

Haradinaj: Homazhe te heronjtë Zahir Pajaziti dhe Hakif Zejnullahu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtorë, të enjten bëri homazhe të varret e heronjve të kombit Zahir Pajaziti dhe Hakif Zejnullahu, në 16-vjetorin e rënies së tyre.

Haradinaj me këtë rast është pritur edhe nga bashkëfamiljarët e të rënëve, miq dhe bashkëluftëtarë të tyre.

Duke folur para varrit të heroit Zahir Pajaziti, kryetari Haradinaj ka thënë se në momente të tilla fjalët duhet të jenë pakta, sepse po nderojnë një vepër të madhe të Zahirit dhe të bashkëluftëtarëve të tij, të cilët e tejkaluan veten e tyre për lirinë e vendit tonë.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj e ka cilësuar figurën e Zahir Pajazitit si një prej më të rëndësishmëve në themelimin dhe ngritjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rënien e tij si fundament të shtetit, lirisë dhe pavarësisë.

Vepra dhe sakrifica e tyre duhet të jenë shembull se si jetohet e punohet për atdheun, duhet të jenë udhërrëfyes në punën dhe angazhimet tona të përditshme, ka thënë Haradinaj.

Komandanti Zahir Pajaziti, ra së bashku me bashkëluftëtarët e tij, Hakif Zejnulahu e Edmond Hoxha, në një betejë të pabarabartë, pas një prite të forcave policore serbe, më 31 janar të vitit 1997. Ishte kjo një ndër betejat e para të hapura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *