Home / Lajme / Rajon / Haradinaj shpallet Qytetar Nderi i Lezhës dhe Mamurrasit

Haradinaj shpallet Qytetar Nderi i Lezhës dhe Mamurrasit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, të martën (sot) është shpallur Qytetar Nderi i Qarkut të Lezhës dhe i Bashkisë së Mamurrasit, në Shqipëri.

Gjatë qëndrimit në këto dy qendra të Shqipërisë, Haradinaj ka takuar krerët e qarkut dhe të bashkive përkatëse dhe është pritur në mënyrë të veçantë nga zyrtarët dhe qytetarët e këtyre dy qyteteve.

Sipas njoftimit të lëshuar nga AAK-ja, Haradinajka vizituar Kalanë e Skënderbeut në Lezhë dhe është takuar me përfaqësuese të tjerë të lartë.

Duke i falënderuar për pritjen, Haradinaj edhe një herë ka shprehur konsideratën e tij të lartë për punën që po bëhet në të mirë të një jete më të mirë të shqiptarëve dhe në kuadër të integrimeve të mëtejme midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai ka ndarë emocionet me shqiptarët për këto dy momente të veçanta, duke u ndjerë bashkëqytetar nderi me qytetarët e Lezhës dhe të Mamurrasit dhe ka thënë se kjo është mirënjohje dhe respekt jo vetëm për atë personalisht, por për të gjithë atë që ka kaluar Kosova dhe shqiptarët e Kosovës në krejt dekadat e fundit, në përpjekjet për liri dhe pavarësi.

Janë edhe disa qendra të tjera në Shqipëri që kanë proceduar për ta shpallur në të ardhmen, ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, Qytetar Nderi të qarqeve dhe bashkive të ndryshme anembanë vendit, thuhet në njoftimin e AAk-së.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *