Home / Sport / Hasani luan në humbjen e Wolfsburgut

Hasani luan në humbjen e Wolfsburgut

“Unë jam me ekipin tim në përgatitje dhe befasohem kur lexoj thashetheme të ndryshme rreth të ardhmes sime. Sinqerisht s’di a të nervozohem, apo të qesh me gjithë atë që thuhet, mbase media të caktuara ndoshta kanë edhe qëllim të keq Ose janë totalisht joprofesionale, ose kanë qëllime dashakeqe, që gjithsesi mua s’më ndryshojnë gjë”, shprehet pak sa me nervozë Hasani, në lidhje me shkrimet e shfaqura në media të ndryshme në Maqedoni.

Edhe pse mediat të caktuara në vend tentojnë të shpikin lloj-lloj lajme për tetovarin Ferhan Hasani, ai nga distanca fokusohet në punën e tij te skuadra e Wolfsburgut. ‘Buba’ gjendet me ekipin gjerman në përgatitje në Antali të Turqisë, ndërsa ku tenton që të fitojë besimin e trajnerit të ri Dieter Hecking. Nuk është fshehtësi dhe largimi i Felix Magath-it ka vështirësuar statusin e Hasanit te Wolfsburgu, mirëpo ai mbetet i befasuar me mediat në Maqedoni, që publikojnë lajme të pakonfirmuara. “Unë jam me ekipin tim në përgatitje dhe befasohem kur lexoj thashetheme të ndryshme rreth të ardhmes sime. Sinqerisht s’di a të nervozohem, apo të qesh me gjithë atë që thuhet, mbase media të caktuara ndoshta kanë edhe qëllim për të dëmtuar. Ose janë totalisht joprofesionale, ose kanë qëllime dashakeqe, që gjithsesi mua s’më ndryshojnë gjë”, shprehet pak sa me nervozë Hasani, në lidhje me shkrimet e shfaqura në media të ndryshme në Maqedoni, sipas së cilave të martën Hasani ka zhvilluar një ndeshje kontrolluese në fanellën e skuadrës holandeze Zvole, ku tetovari është testuar para transferimit eventual. “Ju lutem. Çfarë testimesh? S’di prej ku doli kjo informatë. Jam me Wolfsburgun dhe sot (e mërkurë) kam ndeshje kontrolluese kundër Verder Bremenit. Shpresoj të luaj për të dëshmuar se meritoj vend në formacion”, tha Hasani për ‘Koha’-n të mërkurën diku rreth orës 13:00, duke kërkuar ndjesë për ndërprerjen e bisedës telefonike, pasi duhej të niset me ekipin për ndeshjen me Verderin. Dhe pikërisht në takimin me fjalë, Hasani inkuadrohet në lojë në minutën e 62-të, duke sjellë madje disa depërtime të rrezikshme, që bashkëlojtarët nuk i shfrytëzuan. Wolfsburgu u mund 1:2 nga Verderi, ndërsa Hasani duket se edhe një herë konfirmoi se meriton vend në formacionin e ekipit gjerman. Gjithsesi, pritet të shihen impresionet e trajnerit Hesking, i cili mbase duhet të jetë i kënaqur me tetovarin. “Ishte ndeshje interesate, por mendoj se personalisht mundem edhe më mirë”, tha Hasani pas ndeshjes, duke vijuar. “Shihni, këto gjëra në futboll janë normale. Çdo trajner ka mendimet e tij dhe futbollistët me të cilët do të tentojë të arrijë objektivat. Unë 8 muaj luftova të bind ish-trajnerin Magath se jam i gatshëm për të luajtur dhe kur fitova besimin e tij, erdhi shkarkimi. Tani është normale që trajneri i ri ka tjetër filozofi. Unë jam i gatshëm për të luftuar në kërkim të vendit tim, por nëse kjo nuk ndodh, normal që do shikoj alternativë për veten dhe për këtë do të njoftohen mediat në kohë. Prandaj kisha dashur të mos ketë spekulime të ndryshme që s’kanë të bëjnë me të vërtetën”, përfundoi anëtari i kombëtares së Maqedonisë, Ferhan Hasani.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *