Home / Lajme / Maqedoni / Hazbi Lika del kanditat i BDI-së për kryetar komune në Tetovë, Teuta ‘ jashtë loje ‘

Hazbi Lika del kanditat i BDI-së për kryetar komune në Tetovë, Teuta ‘ jashtë loje ‘

Tetovë, 11 Janar – Bashkimi Demokratik për Integrim ndëron kandidaturën e TEUTA ARIFIT zavendëson me ish kryetarin e komunës së Tetovës HAZBI LIKËN.

Nga burime të sigurta partiake gostivari.info mëson se BDI në vend të Teuta Arifit për kryetar komune në Tetovë do të kandidojë Hazbi Likën. Deri te ky vendim, udhëhqësit e BDI-së kanë ardhur si pasojë e pakënaqësive të theksuara në radhët e degës së Tetovës,nga ku mbështetje më të madhe ka ish kryetari i komunës Hazbi Lika, njofton Almakos.

Gjithashtu merret vesh se deri te ky ndryshim vjen edhe nga bahkëpunimet ndër-pariake që në kalkulimet politike për Tetovën dhe Goastivarin, rezulton që për Tetovën, si kandidat më i preferuar do të ishte Hazbi Lika, e jo Teuta Arifi.

Nga deklarata e Menduh Thaçit se “beteja e rëndë me BDI-në e Ali Ahmetit në zgjedhjet lokale të marsit, ndërsa shton se në Tetovë e Gostivar kjo betejë veç më është e fituar, nëse konfirmohen paralajmërimet e BDI-së se në ato komuna do të shkojë me zv/kryeministren Teuta Arifi dhe me ministrin e Pushtetit lokal Nevzat Bejta”, shumë qartë mund të kuptohet si paralajmërim se me këta kandidatë nuk mund të pretendohet për mbështetje ndër-partiake për komunën e Tetovës dhe Gostivarit.

Edhe aktivistë të BDI-së në Gostivar, shprehen se kandidimi i Nevzat Bejtës është akoma diskutabil. /Almakos/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *