Home / Sport / Heinkes kritikon Bajernin për lajmin e Guardiolës

Heinkes kritikon Bajernin për lajmin e Guardiolës

Trajneri i Bajern Mynih, Jup Heinkes, ka kritikuar publikisht klubin për kohën që zgjodhi për të bërë publik vendimin e emërimit të Pep Guardiolës si pasardhës i tij në pankinën e bavarezëve.

Sipas Heinkes, ky vendim do të kishte pasur një impakt më të vogël në skuadër nëse do të ishte bërë gjatë periudhës së pushimit dhe jo kur skuadra është në aktivitet, pasi e shpërqendron atë.
“Do të kishte qenë shumë më mirë ta kishin bërë këtë lajmërim gjatë pushimit të dimrit. Para Krishtlindjeve, gjatë pushimeve. E them këtë për shkak të spekulimeve të mediave që tashmë pengojnë edhe ditën normale të punës”, tha Heinkes, i cili bëri të qartë se derisa të ishte në detyrë, ishte ai i vetmi shef në skuadër. “Unë jam shefi. Të gjithë ata që më njohin, e dinë që unë jam shefi këtu. Kam qenë shefi kudo që kam punuar”, ishin fjalët e trajnerit gjerman.
Nervozizmi në radhët e bavarezëve është rritur ndjeshëm që nga momenti kur në media kanë filluar spekulimet për ndryshime drastike në skuadër, me Guardiolën që pritet të afrojë disa futbollistë shumë cilësorë dhe po ideon që tani merkaton e verës për klubin bavarez. Mediat gjermane bëjnë të ditur se trajneri katalanas interesohet sidomos për uruguaianin Luis Suarez dhe kolumbianin Radamel Falkao, të cilët i sheh si partnerët më të mirë të mundshëm në repartin e sulmit ku aktualisht aktivizohen me rotacion Mario Manxhukiç dhe Mario Gomez.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *