Home / Sport / Hejnkes: Gomez dhe Roben duhet ta pranojnë rolin e zëvendësuesve

Hejnkes: Gomez dhe Roben duhet ta pranojnë rolin e zëvendësuesve

Trajneri i Bajernit të Munihut, Jup Hejnkes, ka theksuar se lojtarë të tillë si Arjen Roben dhe Mario Gomez duhet ta pranojnë se ata nuk janë titullarë të padiskutueshëm.

Të dy sulmuesit kanë humbur vendin e tyre në 11-shen e parë për shkak të qëndrimit jashtë fushës së gjelbër për lëndime, por trajneri 67-vjeçar nuk e ka ndërmend që të bëjë ndryshime të shpejta në përbërjen e parë. ”Të gjithë lojtarët mund të luajnë, të gjithë janë të motivuar tërësisht në stërvitje. Ne nuk i kemi vetëm 11-të lojtarë të përbërjes së parë, por i kemi 20 lojtarë të mirë”, ka thënë Hejnkes në faqen zyrtare të klubit. ”Unë jam i kënaqur me forcën tonë në thellësi. Padyshim është dëm i madh që nuk mund të luajnë të gjithë lojtarët e mirë që kemi, por ata duhet ta pranojnë këtë fakt. Fitoret e skuadrës janë prioritet. Aktualisht nuk do të bëjë shumë ndryshime. Skuadra duhet të funksionojë e bashkuar dhe ne duhet ta mbajmë ritmin e fitoreve. Unë nuk dua të marrë rreziqe për ndryshime të mëdha në këto rrethana”, ka shtuar Hejnkes. Bajerni kryeson renditjen e Bundesligës më 48 pikë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *