Home / Sport / Hënes: Heinkes do të kishte dashur rinovimin!

Hënes: Heinkes do të kishte dashur rinovimin!

Presidenti i Bajern Mynih, Uli Hënes, ka treguar se trajneri aktual i skuadrës, Jup Heinkes, do të kishte dëshiruar të qëndronte edhe një tjetër vit në drejtimin e skuadrës bavareze.

“Mendoj se do të kishte dëshiruar të qëndronte edhe një vit në drejtimin e ekipit”, tha ai në një intervistë për rrjetin televiziv “ZDF”. “Por ne jemi shumë të lumtur që na u dha një mundësi e tillë. Na duhej të vepronim me urgjencë, pasi ekzistonte një mundësi për të firmosur me Guardiolën. Kush e di se kur të vjen më një mundësi e tillë!”, tregoi presidenti i bavarezëve.
Këtë variant e ka konfirmuar më pas edhe vetë Jup Heinkes, i cili ka bërë të qartë se ishte gati të rinovonte me Bajernin nëse nuk do të gjendej një alternativë e vlefshme për këtë skuadër deri në fund të sezonit, ndërsa nuk ka hedhur poshtë idenë e drejtimit të një ekipi tjetër pas lamtumirës nga bavarezët.
“Do të largohem nga Bajerni por nuk kam thënë kurrë që do të t’i jap lamtumirën futbollit. Do të më pëlqente të isha unë që do ta bëja një lajmërim të tillë, ndërsa kam edhe 6 muaj punë përpara. Do të jem unë personi që do të bëj të ditur se kur do të largohem nga futbolli. Fjalët e presidenti Hënes nuk janë gënjeshtër. I thashë atij se në rast se nuk gjendej një alternativë e vlefshme në fund të këtij sezoni, do të vazhdoja ta drejtoja unë skuadrën” tha Heinkes.
Megjithatë, ai ka përgëzuar Guardiolën për detyrën e re, ndërsa është i sigurt se pas Barcelonës së tij, Bajerni është ekipi më i mirë në Evropë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *