Home / Sport / Het-trik i Cavanit në fitoren ndaj Romës

Het-trik i Cavanit në fitoren ndaj Romës

Napoli ka regjistruar fitore prej 4-1 kundër Romës në San Paolo për t’iu kthyer garës për titull.

Edinson Cavani shënoi një gol të hershëm (4’), pas asistimit të Pandev dhe ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.

Pak minuta brenda pjesës së dytë (48’), uruguaiani e dyfishoi epërsinë.

Pas një harkimi të Pandev, Cavani e kompletoi het-trikun e tij për t’i dhënë fund dyshimit për fituesin (70’).

Golin e nderit për mysafirët e realizoi Pablo Osvaldo (72’), ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Christian Maggio (90’).

Kjo fitore e ngre Napolin në pozitën e tretë me 37 pikë, shtatë më pak se lideri Juventus

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *