Home / Sport / Higuain: Mourinho do të qëndrojë

Higuain: Mourinho do të qëndrojë

Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, ka thënë se Mourinho do ta respektojë kontratën e tij me madrilenët dhe mendon se ai do të qëndrojë në klub.

Spekulimet për largimin e Mourinhos nga Madridi sa shkojnë e rriten. Tifozët e vërshëllejnë pothuajse në çdo ndeshje, ai nuk po arrin rezultate të kënaqshme për një klub si Reali, e të gjitha këto na bëjnë të mendojmë se ditët e tij janë të numëruara.

“Mourinho ende është trajner i Real Madridit dhe ai do ta respektojë kontratën e tij. Mendoj se ai do të qëndrojë në Madrid”.

“Të gjithë këtu jemi të bashkuar. Ne e mbështesim Mourinhon dhe ai na mbështet neve gjithashtu”, ka thënë Higuain.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *