Home / Sport / Huntelar: Më kërkonin klubet angleze!

Huntelar: Më kërkonin klubet angleze!

Sulmuesi i Shalkes, Klas Jan Huntelar, ka zbuluar se kanë qenë shumë skuadra angleze që i kanë kërkuar vazhdimisht atij të nënshkruajë me ta gjatë dimrit. Futbollisti holandez mendohej se po shihej me vëmendje nga emra si Arsenali dhe Liverpuli, por ai më pas zgjodhi të rinovonte për dy vite të tjera me skuadrën gjermane.

“Shumë klube nga Anglia u interesuan për mua. Megjithatë, unë nuk fillova bisedime me asnjërën prej këtyre skuadrave”, tha Huntelar për “Welt”.
“Pyeta veten nëse dëshiroja të qëndroja në Gjermani apo të lëvizja drejt Anglisë. Kampionati anglez është i vetmi mes elitarëve në Evropë ku nuk kam luajtur më parë”, tha futbollisti që k veshur edhe fanellën e skuadrave të njohura si Real Madrid e Milan. “Gjëja më e rëndësishme për mua është që familja ime ndjehet mirë dhe ne kemi gjithçka që na nevojitet këtu te Shalke”.
Më pas, 29 vjeçari bëri të qartë se në të ardhmen e tij, dëshiron që të mbyllë karrierën te Ajaksi.
“Klubi i ëndrrave të mia ka qenë gjithmonë Ajaksi. Mund të kthehem atje pranë fundit të karrierës, para se të tërhiqem përfundimisht. Por tani për tani jam i përqendruar vetëm te Shalke”, tha futbollisti holandez.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *