Home / Sport / Ibraimi promotor i sportit të Maqedonisë

Ibraimi promotor i sportit të Maqedonisë

Agim Ibraimi është nderuar me çmimin promotor i sportit të Maqedonisë, në manifesimin e organizuar nga Federatat Sportive të Maqedonisë dhe Agjencion për Rini dhe Sport. Kjo ishte mirënjohja e katërt për Agim Ibraimin, i cili paraprakisht u shpall sportist më të mirë shqiptar në Maqedoni, futbollistst më mirë në Maqedoni dhe futbollist më mirë në Slloveni nga futbollistët e jashtëm.

Federatat e sporteve të Maqedonisë dhe Agjencioni për Rini dhe Sport të hënën kanë shpallur sportistët më të mirë për vitin 2012. Çmimi ‘Sportist më mirë për vitin 2012’ u ka takuar Naumçe Mojsovski dhe Olivera Nakovska –Bikova. Mojsovski u dallua me paraqitje të mirë në sukseset e Metalurgut dhe kombëtares së Maqedonisë, ndërsa Olivera Nakovska -Bikova fitoi medalje të arrit në Lojërat para olimpike në Londër. Sportist më mirë që vepron jashtë shtetit u shpall hendbollisti Kirill Lazarov, ndërsa reprezentacioni i kategorive të meshkujve dhe femrave në hendboll u shpallën si ekipe më të mira reprezentative. Shpërblime të veçanta për promotor sportiv të Maqedonisë iu nda edhe futbollistit tetovar Agim Ibraimit i cili është anëtar i NK Maribor dhe reprezentacionit të Maqedonisë si dhe referit të futbollit Aleksandar Staverev.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *