Home / Sport / IFFHS: Mourinho, trajneri më i mirë i 2012-tës

IFFHS: Mourinho, trajneri më i mirë i 2012-tës

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është zgjedhur trajneri më i mirë për klubet për vitin 2012, nga Instituti Ndërkombëtarë i Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).

IFFHS ka bërë publike listën e trajnerëve më të mirë për vitin që kemi lënë pas, ku ish-trajneri i Portos, Chelseat dhe Interit, ka fituar epitetin e strategut më të mirë.

Vendi i dytë i takoi ish-trajnerit të Chelseat, Roberto Di Matteos, i cili me londinezët fitoi Ligën e Kampionëve dhe Kupën FA. Në pozitën e tretë u radhit Diego Pablo Simeone, trajneri i Atletico Madridit, skuadër kjo që fitoi Ligën e Evropës dhe Superkupën e Evropës.

Kujtojmë se Mourinho këtë çmim nga IFFHS e fiton për të katërtën herë.

Pesë trajnerët më të mirë për vitin 2012 sipas IFFHS:

1. Jose Mourinho (Portugali/Real Madrid) – 101 pikë
2. Roberto Di Matteo (Itali/Chelsea) – 99 pikë
3. Diego Pablo Simone (Argjentinë/Atletico Madrid) – 97 pikë
4. Josep Guardiola (Spanjë/Barcelona) – 82 pikë
5. Tite (Brazil/Sao Paulo) – 61 pikë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *