Home / Lajme / Maqedoni / Illyricum të shtunën në Prishtinë në protestën për Preshevën

Illyricum të shtunën në Prishtinë në protestën për Preshevën

24 janar-Për këtë arsye, protesta paqësore në Prishtinë, është një reagim i drejtë dhe i ligjshëm i kombit për të ngritur zërin kundër diskriminimit të një pjese akoma të paçliruar të tij”, thekson Illyricum Libertas, duke ftuar edhe shoqatat e tjera në Maqedoni të bëjnë thirrje që ditën e shtunë të gjithë shqiptarët të jenë në Prishtinë përkrahë “Vetëvendosje!”.

Organizata “Illyricum Libertas” me seli në Tetovë ka ftuar shqiptarët e Maqedonsië që t`i bashkëngjiten protestës së 26 janarit për Preshevën që do të mbahet në Prishtinë, në organizim të Lëvizjes “Vetëvendosje!”.

Kjo organizatë ka theksuar se përkrahë plotësisht protestën për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, pas akteve të dhunshme të Serbisë.

“Konsiderojmë se komuniteti shqiptar atje ndodhet nën një presion të gjithanshëm në baza ditore me qëllim realizimin e pastrimit të heshtur etnik, duke e detyruar të largohet nga trojet e veta shekullore. Për këtë arsye, protesta paqësore në Prishtinë, është një reagim i drejtë dhe i ligjshëm i kombit për të ngritur zërin kundër diskriminimit të një pjese akoma të paçliruar të tij”, thekson Illyricum Libertas, duke ftuar edhe shoqatat e tjera në Maqedoni të bëjnë thirrje që ditën e shtunë të gjithë shqiptarët të jenë në Prishtinë përkrahë “Vetëvendosje!”.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *