Home / Lajme / Maqedoni / Incidente në Shkup

Incidente në Shkup

5 janar-Familjarët e viktimave deklaruan për agjencinë e lajmeve INA se fëmijët e tyre u sulmuan brutalisht nga një grup maqedonasish, derisa po shkonin tek një qendër e Kryqit të Kuq për të dhënë testin e ndihmës së shpejt për patentë shoferin.

Katër të rinj shqiptarë janë rrahur brutalisht sot në mbrëmje në lagjen Aerodrom të Shkupit.

Familjarët e viktimave deklaruan se fëmijët e tyre u sulmuan brutalisht nga një grup maqedonasish, derisa po shkonin tek një qendër e Kryqit të Kuq për të dhënë testin e ndihmës së shpejt për patentë shoferin.

“Ata janë rrahur brutalisht nga një grup maqedonasish prej më shumë se 20 vetave, të cilët pamëshirshëm kanë goditur duke përdorur edhe shufra druri dhe hekuri. Apelojmë që organet e rendit menjëherë të zbulojnë dhunuesit, se përndryshe aktet e tilla shtojnë pasigurinë e fëmijëve tanë dhe provokojnë incidente tjera të dhunës”, deklaroi një nga familjarët e fëmijëve të rrahur që janë nga fshatrat e komunës së Studeniçanit. Ky është incidenti i parë ndëretnik në fillimin e këtij viti, pas incidenteve të shumta që ndodhën vitin e kaluar. (INA)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *