Home / Lajme / Maqedoni / Internetin e përdorin për lexim të lajmeve

Internetin e përdorin për lexim të lajmeve

9 janar-Tek shfrytëzuesit në të gjitha shtetet nuk ka tërheqje në lidhje me atë se çfarë media përcjellin përmes internetit. Në të gjitha shtetet më shumë përcillen internet faqet e gazetave ditore, pas së cilës pasojnë dëgjimi i radios dhe shikimi i televizionit.

Në Maqedoni dhe në Serbi, nga katër shtetet e Rajonit të Adriatikut, interneti më shumë përdoret për ndjekjen e lajmeve të ditës, pas së cilës pasojnë qasjet në rrjetet sociale dhe përdorimi i postave elektronike.

Këtë e tegojnë rezultatet nga hulumtimi për përdorimin e internetit në vitin e kaluar që e zbatoi Instituti për hulumtim të tregut dhe të mediave, Mediana.

Sipas hulumtimeve, edhe në Kroaci edhe në Slloveni interneti fillimisht përdoret për ndjekjen e lajmeve të ditës, por në vend të dytë është përdorimi i postës elektronike, ndërsa në vend të tretë ndjekja e parashikimit të motit, transmeton Tv KOHA.

Tek shfrytëzuesit në të gjitha shtetet nuk ka tërheqje në lidhje me atë se çfarë media përcjellin përmes internetit. Në të gjitha shtetet më shumë përcillen internet faqet e gazetave ditore, pas së cilës pasojnë dëgjimi i radios dhe shikimi i televizionit, transmeton Tv KOHA.

Nga katër shtetet e rajonit, interneti më shumë përdoret në Slloveni (78 për qind). Kroacia është në vendin e dytë me 67 për qind, pas së cilës pasojnë Maqedonia dhe Serbia me nga 63 për qind.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *