Home / Lajme / Maqedoni / Intervistë e Avokatit të Popullit Ixhet Memeti për Radio Evropën e Lirë

Intervistë e Avokatit të Popullit Ixhet Memeti për Radio Evropën e Lirë

20 janar-“Nëse në vitin 2011 kemi pasur rreth 1.000 raste të shkeljes së të drejtave dhe lirive të njeriut, ku kemi konstatuar shkelje dhe kemi intervenuar, ndërsa prej tyre mbi 85 për qind nga rekomandimet janë pranuar, vitin e kaluar është konstatuar rreth 1.345 shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut sipas bazave të ndryshme”, deklaroi Memeti,

Avokati i Popullit Ixhet Memeti në Intervistën javore për Radio Evropën së Lirë deklaroi se vazhdon trendi i rritjes së numrit të qytetarëve të cilët kërkojnë mbrotje nga Institucioni Avokati i Popullit.

“Nëse në vitin 2011 kemi pasur rreth 1.000 raste të shkeljes së të drejtave dhe lirive të njeriut, ku kemi konstatuar shkelje dhe kemi intervenuar, ndërsa prej tyre mbi 85 për qind nga rekomandimet janë pranuar, vitin e kaluar është konstatuar rreth 1.345 shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut sipas bazave të ndryshme”, deklaroi Memeti, duke shtuar se kjo është dëshmi se në Republikën e Maqedonisë ende është i madh numri i shkeljeve të lirive dhe të drejtave të njeriut, apo pamundësia për realizimin e të drejtave të tyre.

Në shkallën prej një deri pesë, atë me tre do ta vlerësoja gjendjen e të drejtave të njeriut në Maqedoni. “Do të thotë, mund të themi se ende nuk kënaq as rregullativa juridike, as profesionale e institucioneve, pa dallim nëse i zbatojnë ligjet apo zhvillojnë luftë për mbrojtje. Patjetër objektivin dhe fokusin e përmirësimit të situatave ta kahëzojmë ndaj asaj që do të thotë dialog, ndaj asaj që do të thotë tolerancë, vetëm në këtë mënyrë mund të shkojmë përpara”, thekson ombudsmani.

“Çdoherë kur ndodhin zgjedhje në Republikën e Maqedonisë, qytetarët ankohen në atë se u shkelen të drejta të caktuara, për shkak se i takojnë një opcioni tjetër politik apo kanë bindje tjetër politike, veçanërisht në pjesën e të drejtave të marrëdhënies së punës. Edhe në raportin për vitin 2011, në pjesën për diskriminim, më shumë parashtresa ishin për diskriminim politik dhe kjo, besoni, është më e ashpër, deklaroi Avokati i Popullit Ixhet Memeti në intervistën për Radio Evropën e Lirë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *