Home / Sport / Iseni 90% kthehet te Teteksi

Iseni 90% kthehet te Teteksi

“Po është e vërtetë se disa skuadra nga Maqedonia, Shqipëria dhe ekipe tjera të huaja treguan interes për mua, por për momentin jam më afër skuadrës së Teteksit. Janë disi më konkret dhe më ofrojnë diçka që mua më tërheq më shumë. Jo vetëm në aspektin profesional, por edhe në pikëpamje më afatgjatë në biznes privat. Për këtë qëllim, mund të them se jam shumë pranë fanellës së Teteksit”, shprehet sulmuesi Genc Iseni.

Sulmuesi kosovar Genc Iseni, i cili gjashtë muajt e fundit luajti me Rabotniçkin, duke fare pranë rrikthimit te skuadra e Teteksit. I pakënaqur me situatën finansiare te ‘romantikët’ Iseni paralajmëroi kohë më parë largim nga Shkupi, ndërsa menjëherë në adresë të tij arritën disa oferta interesante. “Po është e vërtetë se disa skuadra nga Maqedonia, Shqipëria dhe ekipe tjera të huaja treguan interes për mua, por për momentin jam më afër skuadrës së Teteksit. Janë disi më konkret dhe më ofrojnë diçka që mua më tërheq më shumë. Jo vetëm në aspektin profesional, por edhe në pikëpamje më afatgjatë në biznes privat. Për këtë qëllim, mund të them se jam shumë pranë fanellës së Teteksit”, shprehet sulmuesi Genc Iseni, i cili në vazhdim shpalos disa emra të skuadrave që interesohen për të. “Disa klube nga Shqipëria më kanë kërkuar, por unë realisht nuk dua ta luaj atje. Renova gjithashtu më ka ofruar kushte shumë të mira dhe po mos më tërhiqte ajo pjesa tjetër, sigurisht se do të kthehesha te Renova. Sa u përket thashethemeve për një rrikthim të mundshëm te Shkëndija, këtu s’ka asgjë të vërtetë. Jo se unë nuk dua të luaj për Shkëndijën, por për faktin se askush nuk më ka kontaktuar. Kështu që gjithë ajo që u tha në media, ishte vetem spekulim dhe asgjë tjetër”, përufndoi Genci, i cili në vjeshtë shënoi 9 gola në fanellën e Rabotniçkit, deri sa paraprakisht ka luajtur për Bregallnicën, Shkëndijën, Renovën, Teteksin, Milanon, Makedonija Gj.P., Gramozin në Shqipëri, Etnikosin në Qipro dhe Ferizajin në Kosovë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *