Home / Lajme / Botë / Ishulli francez Reunion e pret ciklonin Dumil

Ishulli francez Reunion e pret ciklonin Dumil

3 janar-Gjatë ciklonit priten erëra me shpejtësi prej 180 kilometra në orë, ndërsa sipas informacioneve të prefekturës një zjarrfikës është i lënduar më lehtë. Në orën 10 sipas kohës lokale 68.000 amvisëri ishin pa furnizim me energji elektrike.

Paris- Ishulli dhe Departmani francez La Reunion, i cili ndodhet në Oqeanin indian është në pritje të kalimit të ciklonit Dumil, i cili për momentin ndodhet rreth 100 kilometra nga ishulli, njofton korrespondenti i MIA-s nga Parisi.

Shkalla më e lartë e alarmimit – shkalla e kuqe është në fuqi prej orës 10 sipas kohës lokale dhe në pajtim me rregullat, banorëve të ishullit u është ndaluar të dalin jashtë shtëpive. Megjithatë, edhe krahas kësaj, mediat lokale transmetuan se më shumë persona nuk e kanë respektuar ndalesën dhe në grupe të vogla kanë dalë ta shohin spektaklin e oqeanit të tërbuar, valët gjigante të së cilit thyhen në brigjet shkëmbore të ishullit vullkanik.

Gjatë ciklonit priten erëra me shpejtësi prej 180 kilometra në orë, ndërsa sipas informacioneve të prefekturës një zjarrfikës është i lënduar më lehtë. Në orën 10 sipas kohës lokale 68.000 amvisëri ishin pa furnizim me energji elektrike.

Cikloni Dumil është cikloni i parë pas pesë viteve, ndërsa cikloni i fundit i cili e goditi këtë ishull francez ishte Gamed në shkurt të vitit 2007, kur jetën e humbën dy persona në përpjekje që të kalojnë një lum të ardhur. Cikloni Gamed gjithashtu e shkatërro urën e gjatë 500 metra e cila e lidhte pjesën jugore të ishullit

Gjithashtu lexo

Po rrëshqiste në tobogan me miqtë, rrëzohet dhe lëndon rëndë qafën dhe shpinën – pamjet rrëqethëse publikohen në internet (Video, +16)

Toboganët e mëdhenj të montuar në pishina ofrojnë adrenalinë dhe një përvojë unike. Megjithatë, shpesh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *