Home / Lajme / Botë / Itali, pranga 4 shqiptarëve, u kapën me drogë

Itali, pranga 4 shqiptarëve, u kapën me drogë

Policia italiane ka sekuestruar ditën e mërkurë në portin e Brindisit 15 kile heroinë, ndërsa janë vënë në pranga 5 persona, nga të cilët 4 shqiptarë.

Sipas të dhënave që vijnë nga policia italiane sasia e madhe e lëndës narkotike është sjellë në portin e Brindisit me një peshkarexhë shqiptare.

Polica e vendit fqinj ka arrestuar 5 shtetasit e përfshirë në trafikun e drogës, ndërkohë që identiteti i 4 shqiptarëve ende nuk bëhet me dije. Policia e Brindisit ka deklaruar se kjo është sasia më e madhe e heroinës e konfiskuar në këtë zonë gjatë viteve të fundit.

Ndërkohë, kanë nisur hetimet për të zbuluar edhe bashkëpunëtorët e tjerë në rrjetin e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *