Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov: Besoj se këtë vitë mund të gjendet zgjedhje për emrin

Ivanov: Besoj se këtë vitë mund të gjendet zgjedhje për emrin

Maqedoninë këtë vit e presin detyra serioze realizimi i të cilave duhet të sigurojë mirëqenie, respektim të të drejtave të njeriut dhe ardhmëri evropiane dhe euroatlantike për qytetarët e Maqedonisë. Pa dallim të pritjeve tona të parealizuara në vitin e kaluar, mbetet fuqimisht përcaktimi ynë për inkuadrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Mbetemi të përkushtuar në politikën tonë të transparencës dhe bashkëpunimit ndaj të gjithëve dhe me të gjithë, porositi presidenti i shtetit Gjorge Ivanov.

Në fjalimin e tij në pritjen e sotme në Berovë që e organizoi për anëtarët e korit diplomatik në Republikën e Maqedonisë, Ivanov shprehu bindje se me angazhim dhe vullnet të sinqertë nga të dyja palët, këtë vit jashtëzakonisht mund të avancohen dhe pozitivisht të përfundojnë bisedimet për problemin me fqiun jugor që e ka me emrin e shtetit tonë.

-Këtu, ndërmjetësimi i Kombeve të Bashkuara, i sekretarit të përgjithshëm dhe ndërmjetësuesit Methju Nimic janë esenciale. Por, mbështetja dhe ndihma nga shtetet tuaja dhe ofertat qëllimmira për ndërmjetësim janë shumë të mirëseardhura. Mbetemi të përkushtuar në proces në kornizën e definuar me rezolutat, Marrëveshjen kohore dhe aktvendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Edhe në këtë aspekt në mënyrën më të qartë konfirmohet korrektësia e politikës tonë të jashtme, e cila pa kushtëzim mbështetet në respektimin e të drejtës ndërkombëtare, pa të cilën sot kaosi dhe anarkia do të mbretëronin në marrëdhëniet ndërkombëtare, theksoi Ivanov në fjalimin e pritjes tradicionale.

Shefi i shtetit theksoi se Maqedonia është e gatshme, si edhe deri më tani të japë kontributin e saj në tejkalimin e sfidave të cilat kërkojnë përgjigje të përbashkëta, aksione të harmonizuara dhe politikë të koordinuar.

-Republika e Maqedonisë çdoherë ka besuar dhe në praktikë e ka zbatuar qëndrimin se dialogu është i pazëvendësueshëm, posaçërisht për marrëdhëniet e mira fqinjësore, të cilët janë rrugë dykahëshe. Shoqëria e Maqedonisë nuk ka problem me asnjë shoqëri fqinje. Politikanët janë të detyruar t’i ndjekin shoqëritë tona të cilat janë aq të gërshetuara, në sferën ekonomike dhe kulturore, të vlerave dhe ndërnjerëzore. Janë të detyruar që përmes dialogut t’i tejkalojnë sfidat dhe të ndërtojnë një të tashme më të mirë dhe ardhmëri më të mirë për fëmijët tanë, theksoi Ivanov.

Duke folur për gjendjet në planin e brendshëm, Ivanov edhe një herë bëri thirrje për nevojën e tejkalimit të krizës në Kuvend dhe përforcimin e institucioneve demokratike.

-Gjithmonë jam angazhuar për qasje të përgjegjshme kur bëhet fjalë për interesat e qytetarëve. Me dialog në kuadër të institucioneve, çdo problem mund të tejkalohet. Besoj se do të gjendet dalje edhe nga kjo situatë, pasi që na pret punë serioze, theksoi Ivanov.

Zgjedhjet e ardhshme lokale, sipas tij, duhet t’u përgjigjen nevojave dhe pritjeve të drejtpërdrejta dhe reale të qytetarëve dhe të çojnë deri te përforcimi i mëtejmë i vetëqeverisjes lokale, si dhe demokracisë multietnike të Maqedonisë.

Në emër të përfaqësuesve të trupit diplomatik foli ambasadori i Shqipërisë Arben Çejku, i cili dëshiroi që Maqedonia dhe Greqia të gjejnë zgjidhje të pranueshme të kontestit me emrin, që vendi sa më parë t’i fillojë negociatat inkuadruese me BE-në dhe të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s. Kjo, siç tha, është në interes të vendit tuaj dhe perspektivës euroatlantike të mbarë rajonit dhe Ballkanit Perëndimor.

– Komisioni Evropian në raportin e rregullt për progresin e Maqedonisë për të katërtën herë rekomandoi se negociatat inkuadruese me Bashkimin Evropian duhet të fillojnë. NATO gjithashtu i përsëriti vlerësimet e saja të larta për kontributin e jashtëzakonshëm që vendi juaj e jep për misionet në Aleancë, bashkë me vendet e tjera aleate të NATO-s, deklaroi Çejku.
Në pritjen të cilën tradicionalisht çdo vit e organizon presidenti Ivanov për anëtarët e trupit diplomatik në Republikën e Maqedonisë marrin pjesë 56 përfaqësues dhe ambasadorë në vend.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *