Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov dhe Saraçini vizitë në Katar

Ivanov dhe Saraçini vizitë në Katar

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov prej sot në ftesë të emirit të Katarit Sheiku Hamad bin Kalifa al Tani do të qëndrojë për vizitë zyrtare dyditore në shtetin e Katarit.

Shefi i shtetit të Maqedonisë dhe emiri al Tani në takimin në Doha do të shkëmbejnë mendime dhe informacione për marrëdhëniet e deritanishme bilaterale dhe për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit midis të dyja vendeve.

Fokusi i bisedimeve do të vendoset në mundësitë për zhvillimin e bashkëpunimit në ekonomi, por edhe në sfera të tjera nga interesi i përbashkët.

Gjatë kohës së vizitës, është planifikuar përparim i mëtutjeshëm i kornizës së dakorduar midis të dyja vendeve, me çka është paraparë nënshkrim i memorandumit për mirëkuptim në sferën e turizmit dhe për bashkëpunim midis odave ekonomike të Maqedonisë dhe të Katarit.

Në delegacionin i kryesuar nga presidenti i Republikës së Maqedonisë është edhe ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini.

Maqedonia dhe Katari deri më tani kanë nënshkruar marrëveshje për shmangie të tatimit të dyfishtë, për bashkëpunim në sferën e arsimit, në bujqësi dhe në mbrojtjen e përbashkët të investimeve.

Sipas agjendës, presidenti Ivanov nesër do ta vizitojë edhe Universitetin Xhorxhtaun, ku do të mbajë ligjëratë në temën “Ballkani dhe Gjiri: udhëkryq i civilizimeve”.

Bashkëshortja e presidentit të Maqedonisë, Maja Ivanova në kuadër të vizitë zyrtare do të realizojë takim me Moza bin Naser, bashkëshorte e emrit të Shtetit të Katarit dhe do ta vizitojë Qendrën Shafalah për fëmijë me nevoja të veçanta.

Kjo është vizita e parë e presidentit Ivanov në Shtetin e Katarit, e cila zhvillohet pas vizitës zyrtare dyditore të emrit të Katarit të Shtetit të Katarit në Republikën e Maqedonisë, më 17 dhe 18 tetor të vitit 2011.

Krahas vizitave zyrtare, presidenti Ivanov dhe emri al Tani deri më tani kanë realizuar shumë takime bilaterale në margjinat e ngjarjeve ndërkombëtare në të cilat kanë marrë pjesë.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *