Home / Lajme / Rajon / Jahjaga: S’ka bisedime për veriun

Jahjaga: S’ka bisedime për veriun

“Nuk do të diskutojmë me askënd për çështje të brendshme, por duhet të vazhdojë dialogu i mëtejshëm për heqjen e strukturave paralele”.

Kjo është përgjigjia e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga ne pyetjen e Top Channel, nëse pala kosovare ka hequr dorë nga qëndrimi i mëparshëm për të mos e shtruar veriun në tryezën e bisedimeve me Serbinë.

Në një takim të rregullt me gazetarët, zonja Jahjga shfaqi synimin e institucioneve kosovare për të mbyllur proçesin e dialogut me Serbinë këtë vit. Sipas saj, zgjidhja e vetme për pjesën veriore ndodhet në pakon e Ahtisarit dhe Kushtetuën e
Bisedimet

“Nuk ka çështje të veriut, por ajo e tre komunave të Kosovës ku duhet të shtrihet ligji dhe të shpërbëhen strukturat e financuara nga Serbia. Duhet të krijohen kushte që qytetarët serbë të Kosovës të zgjedhin përfaqësuesit e tyre legjitime”, deklaroi Jahjaga.

Viti 2012 vlerësohet si vit i sukseseve, ndërkohë që për 2013-n e para e shtetit radhit plot sfida. Plotësimi i kushteve për heqjen e vizave nga Bashkimi Europian për qytetarët e Kosovës është njëra ndër to.

E pyetur nëse do të largohet nga posti i presidentes, Jahjaga tha se është në pritje të pranim-dorëzmit të detyrës në kohën kur dikush tjetër të vijë në këtë pozitë.

Zonja Jahjaga kërkoi nga partitë politike që të përparojnë në punën për reformën zgjedhore dhe kushteteuse, pasi kjo detyrë u takon partive politike. Ndërsa, siç theksoi presidentja, këto reforma janë kusht i ecjes së Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *