Home / Lajme / Maqedoni / Jankulloska: ‘Monstra’ të mos keqpërdoret për qëllime ditore politike

Jankulloska: ‘Monstra’ të mos keqpërdoret për qëllime ditore politike

31 janar-Fazliu gjatë parashtrimit të pyetjeve të deputetëve theksoi edhe në “skandalin” rreth financimit të BDI-së. Sipas Entit shtetëror për revizion, këtë parti, tha, e financojnë institucione shtetërore që është ilegalisht dhe joligjore.

– Rasti “Monstra” të lihet jashtë politikës dhe të mos keqpërdoret për qëllime ditore politike sepse është në fazë shumë të ndjeshme, fazë e studimit, paralajmëroi sot ministrja e Punëve të Brendshme, duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve.

Ajo pret, siç tha, zgjidhje shumë të shpejtë mbi bazat e dëshmive. Thirrja të mos manipulohet me të vërtetën dhe gjendjen faktike, ndërsa deputetët, ministrat dhe të gjithë kryerësit e funksioneve publike t’i respektojnë institucionet.

“Të lëmë që gjykata të prononcohet pa kurrfarë presione. MPB-ja e tha atë që kishte për të thënë, i dorëzoi edhe dëshmitë me të cilat dispononte. Prokuroria i pranoi dhe ngriti akt që flet se pohimet e deputetit, nuk korrespondojnë me të vërtetën. Nuk do të lëshohem në diskutim publik të dëshmive sepse të drejtë për vlerësimin e tyre ka vetëm gjykata. Duke e përcjellur dinamikën e zhvillimit të rastit, në afat të duhur, gjyqi do të dalë me qëndrim të vetin për padinë, të paditurit dhe fajin e tyre eventual”, përmendi Jankulloska në lidhje me pyetjen e deputetit Bekim Fazliu nga PDSH-ja.

Ministrja nuk u përgjgij konkretisht në pyetjen e Fazliut, nëse do të japë dorëheqje për shkak të rastit “Monstra”. Është evidente, vlerësoi Fazliu se policia nuk arriti ta zbardhi rastin dhe t’i gjejë kryerësit, ndërsa të pandehurit duhet t’i pranojnë veprat, të cilat nuk ka kurrfarë lidhje me to.

“Pas aktivitetit të arrestimit janë zbatuar një sërë hetimesh nga MPB-ja dhe nga ana e institucioneve të pavarura. Me këtë rast, nuk ësht vërtetuar kurrfarë kapërcimi i standardeve dhe të detyrave të autorizuara. Deri te organet përkatëse nuk është parashtruar asnjë ankesë për shkelje eventuale të të drejtave dhe lirive të njeriut”, potencoi Jankulloska.

Deputetët e opozitës, nënvizoi, duhet të kenë fuqi dhe durim që ta presin vendimin e gjykatës para se të ndërhynë në pohimet, komentet dhe nxjerrjen e çfarëdo qoftë konkluzioneve.

Pas konstatimit të fazliut se vazhdon zbatimi selektiv i drejtësisë, respektivisht se ligji nuk vlen për përfaqësues të caktuar të BDI-së edhe pse në zgjedhjet e fundit kanë shkaktuar incidente momentalisht kryejnë funksione të larta shtetërore, Jankulloska ishte decide. Një pjesë e madhe e këtyre rasteve, tha, kanë dalë nga kompetencat e MPB-së dhe për to ka procedurë apeli për të cilat palët e pakënaqura mund të kundërshtohen por, institucionet duhet të respektohen.

“Edhe ky por edhe shumë raste të tjera e përgënjeshtrojnë tezën e deputetit për sundimin e drejtësisë. E tregojnë të kundërtën, se ligji vlen në mënyrë të barabartë për të gjithë, pavarësisht nëse është dikush funksionar, anëtar i partisë ose qytetar i thjeshtë. Vetëm për ata për të cilët do të gjenden dëshmi, duhet të përballen me drejtësinë”, theksoi ministrja.

Qëllimi i MPB-së është që të sigurohen zgjedhje të qeta, korrekte, të lira dhe demokratike në të cilat qytetarët do ta shprehin mendimin dhe qëndrimin e tyre.

Jankulloska, përkujtoi se në deklaratën e djeshme se “efektivët e policisë duhet të përgjigjen profesionalisht ndaj të gjitha detyrave dhe sfidave që do të paraqiten gjatë procesit zgjedhorë në sferën e kompetencave të tyre”.

Fazliu gjatë parashtrimit të pyetjeve të deputetëve theksoi edhe në “skandalin” rreth financimit të BDI-së. Sipas Entit shtetëror për revizion, këtë parti, tha, e financojnë institucione shtetërore që është ilegalisht dhe joligjore.

“Ky rast është eksploatuar edhe nga mediat, por duke pasur parasysh se debati për të filloi para disa ditëve, është më mirë që kompetentët ta japin mendim, të thonë nëse bëhet fjalë për diçka që e elaboroi deputeti ose jo”, tha ministrja e Punëve të Brendshme

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *