Home / Sport / Jedinstvo kampion, Shkëndija e fundit

Jedinstvo kampion, Shkëndija e fundit

Skuadra boshnjake Jedinstvo, nga Brçko ka fituar titullin e kampionit në edicionin e parë të Ligës Rajonale të Ballkanit në Volejboll. Pozitën e fundit e mban Shkëndija me vetëm 3 pikë dhe një fitore të vetme në këtë edicion debutues të kësaj lige. Organizatorët në përgjithsi u ndanë të kënaqur me rrjedhën e sezonit të parë të kësaj lige, me shpresë se nga viti i ardhshëm organizimi dhe turneu do të jetë në nivel më të lartë.

Këtë fundjavë ka përfunduar edicioni i parë i Ligës Rajonale të Ballkanit në Volejboll, në të cilin titullin e kampionit e fitoi skuadra boshnjake Jedinstvo, nga Brçko. Kjo garë që këtë vit u organizua për herë të parë dhe zhvillohej në formë të turneve në secilin qytet prej ku vinin skuadrat, epilogun përfundimtar e solli në Tiranë, ku u zhvilluan tre xhirot e fundit, në të cilat Jedinstvo edhe një herë vërtetoi cilësinë dhe superioritetin përballë rivalëve të saj Buduçnostit nga Mali i Zi, Studentit të Tiranës dhe Shkëndijës së Tetovës. Në tre xhirot e fundit Jedinstvo mundi së pari 3:1 Studentin, pastaj ftoi 3:0 Shkëndijën, për të mbyllur konfirmuar vendin e parë me fitoren 3:1 përballë Buduçnostit. Shkëndija përveç humbjes nga Jedinstvo, i humbi bindshëm 3:0 edhe dy takimet tjera me Buduçnostin dhe Studentin, duke mbyllur turneun në mënyrë të keqe. Pas 12-të xhirove të zhvilluara Jedinstvo ndalet në vendin e parë me 27 pikë, Buduçnosti me 25 pikë zen vendin e dytë, Studenti është i treti me 18 pikë, ndërsa bindshëm pozitën e fundit e mban Shkëndija me vetëm 3 pikë dhe një fitore të vetme në këtë edicion debutues të kësaj lige. Organizatorët në përgjithsi u ndanë të kënaqur me rrjedhën e sezonit të parë të kësaj lige, me shpresë se nga viti i ardhshëm organizimi dhe turneu do të jetë në nivel më të lartë.

Rezultatet:
25.01.2013 e premte
Buduçnost – Shkëndija 3:0 (25-18, 25-17, 25-18)
Studenti – Jedinstvo 1:3 (25-22, 18-25, 19-25, 23-25)

26.01.2013 e shtunë
Jedinstvo – Shkëndija 3:0 (25-9, 25-15, 25-14)
Studenti – Buduçnost 2:3 (21-25, 17-25, 25-20, 25-22, 15-17)

27.01.2013 e diel
Jedinstvo – Buduçnost 3:1 (25-22, 25-17, 23-25, 25-16)
Studenti Shkëndija 3:0 (25-17, 25-19, 25-18)

Tabela përfundimtare
1. Jedinstvo 12 9 3 29-13 27
2. Buduçnost 12 9 3 28-15 25
3. Studenti 12 5 7 22-22 18
4. Shkëndija 12 1 11 5-34 3

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *