Home / Sport / Junajtid vazhdon traditën e dominimit ndaj Liverpulit

Junajtid vazhdon traditën e dominimit ndaj Liverpulit

Por suksesi i skuadrës së Ferguson, e cila ndiqej në tribunë edhe nga Zhoze Murinjo, trajneri i Real Madrid që i ka si rivalë në Ligën e Kampioneve, këtë radhë është vënë në dyshim nga një vendim i gjyqtarëve për golin e dytë të ndeshjes, të shënuar nga Nemanja Vidiç.

Mançester Junajtid ka vazhduar serinë e gjatë të dominimit përballë Liverpulit, duke mundur 2-1 skuadrën e Brendan Roxhers në takimin e luajtur në “Old Traford”. Por suksesi i skuadrës së Ferguson, e cila ndiqej në tribunë edhe nga Zhoze Murinjo, trajneri i Real Madrid që i ka si rivalë në Ligën e Kampioneve, këtë radhë është vënë në dyshim nga një vendim i gjyqtarëve për golin e dytë të ndeshjes, të shënuar nga Nemanja Vidiç.

Takimi foli që në minutat e para për ekipin vendas që kontrolloi lojën, edhe pse nuk krijoi shumë raste për të shënuar, ndërsa Liverpuli bazoi gjithçka në kundërsulmet e shpejta të Luis Suarez. Por është i zakonshmi Van Persi që thyen heshtjen në stadium me golin e tij në minutën e 19-të, duke kaluar para Junajtid dhe duke çuar në 17 numrin e golave të realizuar në këtë kampionat.
Që nga ai moment, dominimi i Junajtid ishte më i dukshëm dhe krijoi raste të tjera para portës së Pepe Reina. Kjo shtyu trajnerin Brendan Roxhers të bënte ndryshime në fillimin e pjesës së dytë, për të aktivizuar Starrixh, i cili u tregua menjëherë më iu rrezikshëm në repartin avancuar sesa Suarez, që ishte lënë në hije nga dyshja Ferdinand-Vidiç. Por në momentin më të mirë të Liverpulit vjen edhe goli i dytë i Junajtid, në minutën e 54-t, me goditjen e Evra që devijohet nga Vidiç dhe përfundon në rrjetë, ndërsa vijërojtësi nuk pa se mbrojtësi serb i Junajtid ishte në pozicion jashtë loje në momentin e prekjes së topit dhe goli duhej anuluar.
Ndeshja dukej e përfunduar, por për ta rihapur atë mendon pikërisht Starrixh, i cili tregon instinktin e tij duke dërguar në rrjetë një grushtim De Gea në minutën e 57-të.
Më pas ishte Liverpuli që krijoi rastet më të rrezikshme, me Borini e Strarrixh, por Mançester Junajtid i rezistoi presionit të miqve në minutat e fundit për të marrë tri pikë dhe për t’u shkëputur përkohësisht me shumë në kreun e renditjes së kampionatit.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *