Home / Sport / Kaka: Jam gati të shkoj te Milani!

Kaka: Jam gati të shkoj te Milani!

Rikardo Kaka është gati të bëjë një sakrificë ekonomike për t’u kthyer përsëri te Milani. Këtë fakt e ka pranuar vetë futbollisti brazilian i cili dje ka qenë për vizitë në Milano, ku ka darkuar me mikun e tij Robinjo.

Sulmuesi aktual i Milanit ka dhënë provat e kësaj vizite nëpërmjet një fotoje të publikuar në Tëitter, për të ngjallur entuziazmin e tifozëve. Prania në këtë qytet edhe e menaxherit Ernesto Bronzeti, bëri që të nisin thashetheme të shumta për transferimin e menjëhershëm të Kaka te ish-skuadra e tij, aty ku u bë i famshëm.
Vetë lojtari 30 vjeçar ka siguruar se është gati të bëjë një hap drejt Milanit duke ulur pretendimet ekonomike. “Për mua është një situatë delikate. Nëse Reali dhe Milani janë dakord, unë jam gati për të bërë një sakrificë që të kthehem këtu”, ishin fjalët e futbollistit, duke iu referuar uljes së rrogës prej 10 milion eurosh në vit që përfiton aktualisht në Madrid.
Por menjëherë pas këtyre fjalëve të tij, ka qenë administratori i kuqezinjve, Adriano Galiani, që ka frenuar entuziazmin e tifozëve, duke bërë të qartë se marrëveshja për transferimin e Kaka ishte thuajse e pamundur.
“Kaka? Transferimi i tij është i pamundur. Problemi mbetet rroga e tij që është shumë e lartë”, ka treguar Galiani, duke bërë të qartë se kërkesat ekonomike të brazilianit, pavarësisht “sakrificës”, kalojnë atë që mund të ofrojë klubi italian.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *