Home / Lajme / Maqedoni / ‘Kapital’: Nimic do të propozojë ide të vjetër

‘Kapital’: Nimic do të propozojë ide të vjetër

4 janar-Këtë sot e shkruan portali informativ grek “Kapital” duke theksuar se Nimic në vend që të propozojë ide të vjetër, duhet ta “ringjallë” procesine bisedimeve që veçmë u arrit deri në njëfarë mase gjatë takimeve të tij të fundit me përfaqësuesit e të dy palëve.

Ndërmjetësuesi Metju Nimic gjatë vizitave vijuese në Athinë dhe Shkup me siguri në tryezë do ta vendos idenë më të vjetër për zgjidhje çështjes për emrin, ndërsa ajo është “Republika Veriore e Maqedonisë”.

Këtë sot e shkruan portali informativ grek “Kapital” duke theksuar se Nimic në vend që të propozojë ide të vjetër, duhet ta “ringjallë” procesine bisedimeve që veçmë u arrit deri në njëfarë mase gjatë takimeve të tij të fundit me përfaqësuesit e të dy palëve.

Fakti që vizita e Nimicit përputhet me udhëtimin e planifikuar të kryeministrit Andonis Samaras në Berlin është shenjë për “interesin e kufizuar” të kryeministrit grek për procesin.

“Kapital” përkujton në raportin pozitiv të Komisionit Evropian për Maqedoninë por edhe në faktin se, edhe krahas të gjithave, Këshilli i Evropës nuk aprovoi fillim të negociatave inkuadruese me BE-në. “Vetëdijshmëria e Parisit dhe Berlinit për qëndrueshmërinë e kufizuar politike të qeverisë greke në krizë, dhe kundërshtimi i Bullgarisë (e cila po bëhet kokëdhembje më e madhe se Greqia për Maqedoninë) penguan që kjo të ndodh, ndërsa rezultati ishte dokument i Këshillit në të cilin zgjidhja e emrit është vendosur si parakusht për fillim të negociatave inkuadruese”, thekson portali grek

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *