Home / Sport / Kasijas e Ramos lëshojnë ultimatumin: O ne, o Murinjo!

Kasijas e Ramos lëshojnë ultimatumin: O ne, o Murinjo!

Gazeta spanjolle “Marca” ka publikuar sot lajmin se Iker Kasijas dhe Serxho Ramos i kanë lëshuar një ultimatum presidentit të Real Madrid, Florentino Perez, duke i bërë të qartë se në sezonin e ardhshëm ata nuk do të jenë më pjesë e skuadrës nëse qëndron Zhoze Murinjo.

Sipas kësaj gazete, në takimin e organizuar të martën për të caktuar premiot në rast të fitoreve të trofeve, kapiteni dhe zëvendëskapiteni, duke folur me Florentino Perez, por edhe me drejtorin e përgjithshëm të klubit, Hose Angel Sançez, kanë bërë të qartë se në sezonin e ardhshëm, ata ose Murinjo nuk do të jenë pjesë e klubit.
Të dy lojtarët kanë bërë të qartë se nuk duan që të punojnë më me trajnerin portugez dhe se tani janë gati të marrin vendimin drastik për t’u larguar nga kjo skuadër në sezonin e ardhshëm. Sipas burimeve të gazetës spanjolle, të dy lojtarët janë të sigurt se portugezi do t’i japë lamtumirën skuadrës në fund të këtij sezoni, por nëse një gjë e tillë nuk do të ndodhë, atëherë kanë kërkuar që të jenë ata që largohen.
Raporti mes Murinjos dhe dy futbollistëve nuk ka qenë asnjëherë i mirë. Shkak është bërë miqësia e madhe që ata kanë me futbollistët e Barçës, me të cilët luajnë në kombëtaren spanjolle, një raport që nuk kanë dashur ta prishin pavarësisht insistimit të Murinjos i cili kërkon që katalanasit të shihen si armiq të urryer.
Si Ramos, ashtu edhe Kasijas, janë ndëshkuar me uljen në stol sa herë që kanë dalë hapur kundër trajnerit portugez dhe duket se situata është e parikuperueshme. Tashmë pritet të shihet fundi i sezonit për të mësuar se cila palë do të largohet nga ekipi, trajneri apo dy lojtarët që janë ndër më të preferuarit e tifozëve.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *