Home / Sport / Katanec kthehet në drejtimin e Sllovenisë

Katanec kthehet në drejtimin e Sllovenisë

Sreçko Katanec është emëruar për të dytën herë si trajneri i Sllovenisë, kombëtare të cilën e kualifikoi në Euro 2000 dhe Botërorin 2002 gjatë eksperiencës së tij të parë në drejtimin e saj.

“Bordi ekzekutiv i Federatës Sllovene ka vendosur unanimisht që të emërojë Sreçko Katanec në vend të Slavisha Stojanoviç, i cili u largua nga drejtimi i ekipit kombëtar me marrëveshje mirëkuptimi në dhjetor. Kontrata e Katanec vazhdon deri në fundin e eliminatoreve të Euro 2016 dhe ndeshja e tij e parë do të jetë miqësorja kundër Bosnje Hercegovinës në Koper në muajin shkurt”, ishte lajmërimi që u bë nga vetë Federata Sllovene e Futbollit.
Katanec ka qenë një nga mesfushorët e njohur të Jugosllavisë para shpërbërjes së saj, ndërsa luajti 5 ndeshje me Slloveninë pasi ky shtet fitoi pavarësinë në qershorin e vitit 1991.
Eksperienca e tij e parë e suksesshme si trajner me Slloveninë në vitet 1998-2002, u vijua nga paraqitje mediokre me skuadrën e Olimpiakos në Greqi, përfaqësuesen e Maqedonisë dhe atë të Emirateve të Bashkuara Arabe.
49 vjeçari tashmë ka si detyrë të mbajë gjallë shanset minimale që ka Sllovenia për t’u kualifikuar në Botërorin 2014, ku bën pjesë në të njëjtin grup me përfaqësuesen shqiptare dhe në tetor u mund pikërisht nga kuqezinjtë në stadiumin “Qemal Stafa”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *