Home / Lajme / Rajon / Kina interesohet për planin serb të kanalit Danub – Preshevë – Selanik

Kina interesohet për planin serb të kanalit Danub – Preshevë – Selanik

Qeveria Serbe ka filluar misionin e vështirë për gjetjen e partnerëve të cilët do ta ndihmojnë ndërtimin e kanalit ujor në Luginën e Preshevës, për të lidhur Serbinë përmes rrugës ujore me portin e Selanikut.

Për biseduar mundësinë e realizimin të këtij projekti përmes miliardave të cilat do të huazohen nga Kina, Ministri i Minierave dhe Planifikimit Hapësinor, Milan Baceviq ka udhëtuar deri në Kinën e largët.

Sipas B92, atje do të fillojnë bisedimet me partnerët potencial si dhe do të firmoset një protokoll bashkëpunimi me kompaninë Cajna Gedzhuba, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Nga Beogradi deri në Selanik me anije- ëndrra e cila ishte lansuar 100 vite më parë nga konsulli amerikan në Konstantinopojë, ndërsa asnjëherë nuk është realizuar do t’i kushtojë Serbisë rreth 20 miliard dollarë.

Kjo ka nxitur reagime të ashpra të partive opozitare në Serbi të cilat frikësohen se me këtë aventurë të qeverisë Daciq vendi mund të zhytet akoma më thellë në borxhe të cilat mundë të jenë për pasoja për vendin.

“Deri në fund të vitit mund të ndodhë që Serbia të huazojë 18.5 miliard dollarë, që është më shumë se gjysma e ekonomisë vendore”, theksoi Bozhidar Gjeliq, funksionar i Partisë Demokratike.

Dokumentet historike që janë zbuluar në arkivat amerikane dëshmojnë se kanali ujor Danub – Deti Egje, përmes Luginës së Preshevës, duke trasuar rrugën ujore përmes lumenjve Moravë dhe Vardar në Maqedoni, është ide dhe propozim amerikan që daton saktësisht prej 7 korrikut të vitit 1909.

Projekti në fjalë, viteve të fundit është lansuar nga politikanët serb, ndërsa presidenti i sapozgjedhur Tomislav Nikoliq ka qenë një nga proklamuesit më të zëshëm. Nikoliqi kishte propaganduar se do të sigurojë nga Moska mbi 100 miliardë euro për realizimin dhe konstruktimin e kësaj rruge ujore për lidhjen e Serbisë me detin Egje.

Qeveria serbe së bashku me aleatët e saj mbi një shekull kishin tentuar të humbin origjinalitetin e këtij propozimi duke e paraqitur gjatë viteve si propozim të tyre.

Gjithashtu lexo

Në çdo 32 kërkesa për azil, ja sa shqiptarë kanë mundur të përfitojnë

Numri i kërkesave për azil nga shqiptarët në vendet e BE-së në 2016-ën arriti në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *