Home / Lajme / Maqedoni / Kina, Turqia dhe Bullgaria janë destinacionet ku zakonisht vijnë falsifikimet

Kina, Turqia dhe Bullgaria janë destinacionet ku zakonisht vijnë falsifikimet

3 janar-Drejtoria Doganore, në pajtim me Ligjin për masa doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, mund të veprojë sipas kërkesës së bartësit të së drejtës, në rast kur masa tregtare mbrohet në Drejtorinë doganore dhe sipas detyrës zyrtare, kur marka tregtare nuk mbrohet në Doganë.

Pajisjet sportive të “najk”, “adidas” dhe “puma” janë në mesin markave më të falsifikuara të cilat arrijnë në Maqedoni. Malli i falsifikuar zakonisht është me origjinë nga Kina, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bullgaria.

E drejta e pronës intelektuale është e rregulluar me ligj. Në Drejtorinë doganore mbrohen 386 marka tregtare. Në mesin e tyre janë edhe ato që falsifikohen më së shpeshti siç janë Dolçe Gabana, Tomi Hilfiger…

Të dhënat e Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë për vitin e kaluar tregojnë se janë zbuluar 92 raste të dyshimit për shkeljen e së drejtës së pronësisë intelektuale me ç’rast përkohësisht janë ruajtur 390.565 copë mall të ndryshëm. Në mesin e tyre janë prodhime kozmetike, tekstili, pije energjetike, mall teknik, veshmbathje dhe ngjashëm. Për këtë vit bashkë me 30 nëntorin, Dogana ka zbuluar 119 raste të dyshimit për shkeljen e së drejtës të pronësisë intelektuale me ç’rast përkohësisht janë ruajtur gjithsej 284.412 copë mall të ndryshëm, si ngjyrë për këpucë, freskues për automjete, prodhime tekstili etj.

Pjesa më e madhe e mallit është me origjinë nga Kina, ndërsa pjesa tjetër nga Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bullgaria. Mallrat me origjinë nga Kina vijnë në Maqedoni të transportuar në kontejnerë zakonisht përmes portit në Selanik, Greqi, ndërsa mallrat me origjinë nga Emiratet e Bashkuara Arabe vijnë përmes Turqisë dhe Bullgarisë me automjetet transportuese, zakonisht me tabela regjistrimi turke.

Mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale në procedurën doganore është e rregulluar me Ligjin për masa doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe Rregulloren për zbatimin e Ligjit për masa doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.

Drejtoria Doganore, në pajtim me Ligjin për masa doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, mund të veprojë sipas kërkesës së bartësit të së drejtës, në rast kur masa tregtare mbrohet në Drejtorinë doganore dhe sipas detyrës zyrtare, kur marka tregtare nuk mbrohet në Doganë.

Nëse vërtetohet se malli i ruajtur përkohësisht në bazë të dyshimit se shkel të drejtat e pronësisë intelektuale është i falsifikuar, ai merret dhe shkatërrohet nën mbikëqyrjen doganore.

Gjatë vitit të kaluar në bashkëpunim me bartësit e së drejtës së Drejtorisë doganore disa herë organizoi dhe zbatoi shkatërrimin e gjithsej 304.331 copë tekstili, prodhime kozmetike, veshmbathje, etiketa, syze dielli, mall teknik, si dhe 18.000 kilogram pluhur larës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *