Home / Lajme / Botë / Kinë, rrëshqitje toke, mbi 40 viktima

Kinë, rrëshqitje toke, mbi 40 viktima

Të paktën 46 persona, përfshirë fëmijë, kanë humbur jetën në Kinë si pasojë e një rrëshqitjeje masive toke në provincën jugore të Junanit.

Trupat e të paktën dy banorëve u gjetën mëngjesin e së shtunës, raporton agjencia e lajmeve “Xinhua”, sipas të cilës rrëshqitja ndodhi mbrëmjen e së premtes, me orën tonë.

Dheu dhe balta kanë mbuluar të paktën 16 shtëpi dhe qindra anëtarë të skuadrave të shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuar në vendin e ngjarjes.

Fotot e publikuara nga “Xinhua” tregojnë skuadrat e shpëtimit që punojnë mbi pirgjet e dheut dhe rrënojave, në një zonë malore.

Më herët, dy persona të lënduar u dërguan në spitalin më të afërt, por për gjendjen shëndetësore të tyre nuk ka asnjë informacion.

Fshati i prekur nga tragjedia, i cili po përjeton edhe temperatura të acarta, quhet Gaopo dhe ndodhet në një zonë që preket shpesh herë nga rrëshqitjet e tokës dhe lëkundjet sizmike.

Në tetor, një ngjarje analoge ndodhi në kontenë Jiliang, ku si pasojë gjetën vdekjen 18 fëmijë dhe një i rritur. Ndërsa në shtator një seri tërmetesh shkaktuan rreth 20 të vde

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *