Home / Sport / Klopp: Nuk kam kohë për Realin

Klopp: Nuk kam kohë për Realin

Trajneri i Dortmundit, Jurgen Klopp, e ka bërë të qartë se ai nuk po mendon për të marrë në drejtim Real Madridin.

“Ndoshta tifozët e Realit duan një trajner gjerman në pankinë. Por, unë nuk kam kohë për Realin në këtë moment”.

“Duket se shumë njerëz kanë parë ndeshjet tona ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve dhe kanë pëlqyer stilin tonë të lojës. Gjëja e keqe është se mund të ndodhë përsëri një përballje e tillë”, ka thënë Klopp për Bild.

Kështu duket se Klopp pos që e ka larguar nga vetja Real Madridin edhe e ka kërcënuar para një dueli të mundshëm gjysmëfinal në Ligën e Kampionëve.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *