Home / Lajme / Rajon / “Koktej molotovi” në ndërtesën e komunës ilegale të Mitrovicës

“Koktej molotovi” në ndërtesën e komunës ilegale të Mitrovicës

Mitrovicë, 21 Janar – Persona të panjohur sonte rreth orës 20.40 kanë hedhur në ndërtesën e komunës ilegale të Mitrovicës dy ‘koktej molotovi’, duke shkaktuar dëme të vogla materiale në këtë ndërtesë që gjendet afër urës së Ibrit.

Kryetari ilegal i Mitrovicës, Kërstimir Pantiq i ka thënë Tanjugt se incidenti ka ndodhur në prani të ushtarëve të KFOR-it, të cilët, sipas tij, pas që qytetarët kanë filluar të grumbullohen, janë larguar nga aty.

Pantiq ka thënë se katër automjete të KFOR-it, pas incidentit, janë tërhequr në pjesën jugore të Mitrovicës, duke shtuar se nga nesër këtë ndërtesë do ta ruajnë pjesëtarët e mbrojtjes civile serbe.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *