Home / Lajme / Maqedoni / Konfiskohen 126 kilogramë marihuanë në Tabanoc

Konfiskohen 126 kilogramë marihuanë në Tabanoc

Rrth 126 kilogramë marihuanë e cilësisë së lartë është konfiskuar dje në kalimin kufitar Tabanoc. Droga është gjetur në një autobus me targa regjistrimi të Maqedonisë i cili është drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë me iniciale B.T.

Një pjesë e marihuanës, gjegjësisht 64 kilogramë janë fshehur në pjesën e sipërme të autobusit në një bunker të bërë special, ndërsa 62 kilogramë në pjesën për ventilim.

Autobusi ka qarkulluar në relacionin Strugë – Vjenë – Strugë, ndërsa nga procedura e deritanishme parahetuese është zbuluar se pronari i kompanisë transportuese është pajtuar për 40 mijë euro ta transportojë drogën nga Hungaria.

Droga është paketuar në Tiranë dhe është ngarkuar në konstruksionin e pjesës së sipërme të autobusit i cili në atë kohë ka qarkulluar në relacionin Kumanovë – Tiranë – Kumanovë, ndërsa pas arritjes në Maqedoni është vendosur të shkojë në relacionin Strugë- Vjenë- Strugë.

-Për shkak të sjelljes jopërkatëse të drejtuesit dhe numrit të vogël të udhëtarëve, vetëm tre, nëpunësit doganorë kanë dyshuar dhe kanë bërë kontroll të detajuar të automjetit me ç’rast kanë zbuluar 126 kilogramë marihuanë, deklaroi sot drejtori i Drejtorisë doganore Vanço Kargov.

Ai përmendi se bëhet fjalë për drogë të cilësisë së lartë në shitje me shumicë në narko tregjet në Evropë do të arrinte çmim prej rreth 300 mijë euro, ndërsa në shitjen me pakicë deri në një milionë euro.

Kundër autorit do të ngritet padi penale për vepër penale “prodhim i pautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike”.

Ky është rasti i dytë i konfiskimit të drogës në vendkalimin kufitar Tabanoc në 15 ditët e fundit. Paraprakisht në automjet janë zbuluar rreth 15 kilogramë marihuanë të vendosur në pjesën për bombël gazi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *