Home / Lajme / Maqedoni / Kornelia Piper: Maqedoninë e shikoj si anëtare të ardhshme të BE-së

Kornelia Piper: Maqedoninë e shikoj si anëtare të ardhshme të BE-së

25 janar-Me të drejtë ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Gido Vestervele gjithmonë kur janë në pyetje integrimet evropiane angazhohet për transparencë dhe thotë se edhe krahas konflikteve të pazgjidhura, si për shembull mes Maqedonisë dhe Greqisë edhe më tej duhet të angazhohemi për një evropë më të madhe, për integrimin e anëtareve të reja”, tha Piper.

Maqedoninë e shikoj si anëtare të ardhshme të BE-së dhe konsideroj se vendi për këtë ka parakushte të mira, theksoi Kornelia Piper, anëtare e Bundestagut dhe ministre shtetërore në Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme, në seminar në Berlin që e organizoi Instituti për sllavistikë të Universitetin Humbolt.

Në bisedën me studentët, siç transmeton Dojçe Vele, Piper u përgjigj në disa pyetje të ndërlidhura për Ballkanin, mes të cilave edhe si e sheh zgjerimin e BE-së dhe të ardhmen evropiane të Maqedonisë?

Me të drejtë ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Gido Vestervele gjithmonë kur janë në pyetje integrimet evropiane angazhohet për transparencë dhe thotë se edhe krahas konflikteve të pazgjidhura, si për shembull mes Maqedonisë dhe Greqisë edhe më tej duhet të angazhohemi për një evropë më të madhe, për integrimin e anëtareve të reja”, tha Piper.

Ajo u përqendrua edhe në eurointegrimin e vendeve të tjera të rajonit. “Do të them edhe një herë se arti i diplomacisë qëndron në atë – duke i pasur parasysh specificitetin e rajonit, gjithmonë prej tyre të nxirren zgjidhjet më të mira për çështje konfliktuoze”, deklaroi Kornelia Piper

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *