Home / Lajme / Rajon / Kosovë, 24 nxënës lëndohen nga aksidenti i autobusit

Kosovë, 24 nxënës lëndohen nga aksidenti i autobusit

24 nxënës të shkollës së muzikës “Prenk Jakova” të Prishtinës, kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në mesditë në rrugën Shtërpcë-Prevallë.

Autobusi që po barte nxënës ka rrëshqitur nga rruga në një kthesë dhe me këtë rast 24 nxënës kanë marrë lëndime të lehta trupore.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe toger Xhavit Xhokli, përgjegjës për trafikun rrugor, sipas të cilit aksidenti ka ndodhur rreth orës 11 të ditës së sotme.

Ai tha se të gjithë nxënësit e lënduar janë transportuar me tri autoambulanca në drejtim të Shtëpisë së Shëndetit të Shtërpcë dhe gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e aksidentit kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore të cilat po merren me rastin.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *