Home / Lajme / Maqedoni / Krejton: Nëse Maqedonia punon mirë, BE-ja duhet pozitivisht t’u përgjigjet pritjeve të saj

Krejton: Nëse Maqedonia punon mirë, BE-ja duhet pozitivisht t’u përgjigjet pritjeve të saj

15 janar-Zgjerimi i BE-së ka vend të veçantë në prioritetet e kryesimit irlandez. Këtë e nënvizoi ministrja Krejton, por edhe ambasadori irlandez në Gjermani, Den Mjual javën e kaluar gjatë prezantimit të prioriteteve në përfaqësinë e BE-së në Berlin.

Komisioni Evropian ka mandat ta analizojë progresin e Maqedonisë edhe pse vendi e bëri atë që kërkohet prej saj dhe punoi mirë, anëtaret e BE-së do të duhet të përgjigjen në mënyrë pozitive për pritjet e saj, deklaroi Lusinda Krejton, ministre e Çështjeve Evropiane të Irlandës, kryesuese aktuale me BE-në.

Ministrja Krejton, siç transmeton Dojçe Vele, dje pasdite në Berlin ishte mysafire e fondacionit “Konrad Adenauer” dhe foli për prioritetet e kryesimit irlandez.

Rreth zgjerimit dhe gjasave të Maqedonisë gjatë kryesimit irlandez ta marrë datën e pritur për fillimin e negociatave inkuadruese, Krejton nënvizoi se çështjet rreth zgjerimit deri para ca kohësh kryesisht janë zgjedhur në mandatet e vendeve të cilat kryesojnë në gjysmën e dytë të vitit. Ndryshime, megjithatë, kanë ndodhur para dy viteve si dhe vitin e kaluar, kur në Samitin e dhjetorit Këshilli Evropian nuk solli konstatime konkrete për hapjen e negociatave inkuadruese me Maqedoninë dhe Serbinë ose ndarjen e statutit të ri në afrimin drejt BE-së dhe aspiruesve të tjerë, por procesin e zhvendosi për në pranverë.

“Tani Komisioni Evropian e ka mandatin që të kthehet në këto vende, ta analizojë progresin i cili do të bëhet, me çka është dhënë mundësia që ata të tregojnë se çka kanë arritur. Deri në fund të marsit, gjegjësisht fillim të prillit do të kemi fotografi më të qartë për progresin e arritur në Maqedoni, Serbi, Kosovë dhe Shqipëri. Bëhet fjalë për çështje komplekse dhe topi tani është në terrenin e vendeve kandidate – ato ta tregojnë gatishmërinë, ta bëjnë atë që kërkohet prej tyre dhe nëse kanë punuar mirë, ne, vendet anëtare të BE-së, do të duhet pozitivisht t’u përgjigjemi pritjeve të tyre”, nënvizoi Lusinda Krejton.

Ajo e nënvizoi entuziazmin për zgjerimin dhe si start të mirë e cilësoi takimin me kandidatët dhe aspiruesit për në BE fundjavën e ardhshme në Dublin.

“Irlanda me entuziazëm e mbështet zgjerimin e BE-së. Unë personalisht në 12 muajt e kaluara, duke e përgatitur kryesimin irlandez, dhashë shumë mund për këtë proces. I vizitova vendet kandidate dhe aspiruese të Ballkanit Perëndimor. Fundjavën e ardhshme, të dielën, në Dublin në takim joformal në të cilin do të marrë pjesë edhe eurokomisionari për zgjerim Shtefan Fyle janë takuar përfaqësues të vendeve kandidate dhe aspiruese për anëtarësim. Pres se takimi i përbashkët do të jetë start i mirë i kryesimit irlandez. Nuk mundem me siguri të them se si do të zhvillohet procesi i zgjerimit në muajt në vijim, por jam e bindur se mundësitë janë të mëdha”, deklaroi Lusinda Krejton.

Zgjerimi i BE-së ka vend të veçantë në prioritetet e kryesimit irlandez. Këtë e nënvizoi ministrja Krejton, por edhe ambasadori irlandez në Gjermani, Den Mjual javën e kaluar gjatë prezantimit të prioriteteve në përfaqësinë e BE-së në Berlin.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *