Home / Sport / Kryeministri Sali Berisha pret Kampionin e Europës në boks Nuri Seferi

Kryeministri Sali Berisha pret Kampionin e Europës në boks Nuri Seferi

Kryeministri Berisha i tha Kampionit të Evropës në WBO Nuri Seferi se nëse ai do kish një emër tjetër, prej fitoreve të shumta me nokaut do të quhej: Fitimtar!

Kryeministri Berisha priti në një takim Kampionin e Evropës në boks Nuri Seferi. Duke i uruar përzemërsisht mirëseardhjen, Kryeministri Berisha e përgëzoi Kampionin e Evropës Nuri Seferi për profesionalizmin e lartë dhe aftësitë e tij të rralla në boks.

Kryeministri Berisha i tha Kampionit të Evropës në WBO Nuri Seferi se nëse ai do kish një emër tjetër, prej fitoreve të shumta me nokaut do të quhej: Fitimtar!

Kampioni i Evropës në boks Nuri Seferi i tha Kryeministrit Berisha se motoja e tij në jetën sportive ishte të derdhte çdo pikë djerse për Atdheun, trojeve shqiptare dhe se Flamuri dhe Hymni i Shqipërisë ishin frymëzuesit e tij në çdo ndeshje.

Kryeministri Berisha tha se të gjithë shqiptarët duhet t’i kushtoheshin bashkimit mes tyre në Evropë dhe se qeveria shqiptare do bënte gjithçka që kombi të bashkohej nën këtë moto.

Duke i dhuruar Kampionit të Europës në WBO, Nuri Seferi, monedhën e argjendë të Bankës së Shqipërisë me shqiponjën dy krerëshe dhe Deklaratën e Pavarësisë, Kryeministri Sali Berisha i premtoi atij mbështetjen e qeverisë për të boksuar në Tiranë për titullin Kampion Bote me pasaportë shqiptare.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *