Home / Lajme / Maqedoni / Kryesimi irlandez me BE-në pret fillim të bisedimeve me Maqedoninë deri në korrik

Kryesimi irlandez me BE-në pret fillim të bisedimeve me Maqedoninë deri në korrik

23 janar-Irlanda si kryesuese do ta mbështesë kandidaturën edhe të Bosnjë e Hercegovinës dhe për këtë Gilmor pret që autoritetet boshnjake të angazhohen në mënyrë më aktive për integrimin e vendit në BE.

Kryesimi irlandez me Bashkimin Evropian pret që Maqedonia t’i fillojë negociatat për anëtarësim në gjysmën e parë të vitit 2013, ka theksuar shefi i diplomacisë së Irlandës, Imon Gilmor para Komitetit për çështje të jashtme të Parlamentit Evropian.

“Duam të shohim progres konkret për të gjitha vendet-kandidate, duke përfshirë edhe ato potenciale. Në gjysmën e parë të vitit 2013 do të kemi mundësi t’i hapin bisedimet me Serbinë dhe Maqedoninë, Shqipërisë t’i ndajmë status kandidat dhe të nënshkruajmë marrëveshjen për asociacion me Kosovën. E dimë se kjo është axhendë ambicioze, por kryesimi irlandez do të punojë për progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Gilmor, duke i sqaruar prioritetet e presidencës irlandeze me BE-në”, transmeton agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Irlanda si kryesuese do ta mbështesë kandidaturën edhe të Bosnjë e Hercegovinës dhe për këtë Gilmor pret që autoritetet boshnjake të angazhohen në mënyrë më aktive për integrimin e vendit në BE.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *