Home / Lajme / Rajon / Kuvendi i Preshevës: Lapidari mbetet aty ku është

Kuvendi i Preshevës: Lapidari mbetet aty ku është

Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Preshevës kanë miratuar sot vendimin që të mos pranojnë zhvendosjen apo heqjen e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, i vendosur para ndërtesës së Komunës.

Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, ka deklaruar se është konstatuar gjithashtu se gjendja e sigurisë është tensionuar ndjeshëm për shkak të kërcënimeve që i bëjnë, kryetari, kryeministri dhe kryekuvendari i Serbisë.
Mustafa ka shtuar se janë dekoruar që të vazhdojnë dialogun me zyrtarët serbë për qetësimin e situatës, i ndërmjetësuar nga përfaqësues ndërkombëtarë.

Gjithashtu, nesër pritet që të mbahen mbledhjet e kuvendeve komunale të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, ku do të diskutohet për këtë çështje.

Përmendorja është vendosur në bazë të një dokumenti të miratuar në vitin 2007 në Kuvendin Komunal të Preshevës, e në të cilin ishte vendosur që hapësira para ndërtesës së komunës së Preshevës të emërtohej sheshi i dëshmorëve.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *