Home / Lajme / Rajon / Ky është lapidari i vendosur në fshatin Lluçan nga xhandameria serbe

Ky është lapidari i vendosur në fshatin Lluçan nga xhandameria serbe

Të kthehet lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së në vendin e vet e të largohet ai i kriminelëve serb nga fshati Lluçan

Në fund të vitit 2012 në Lluçan, fshat i banuar me shqiptarë, përkatësisht në tokën shqiptare, pushteti serb, nën mbrojtjen e hekurt të xhandarmerisë, ndërtoi përmendoren e policëve serbë të rënë në luftë me UÇPMB-në vitin 2000/2001.
Këta policë kriminel serbë ishin vrarë nga Ushtria Çlirimtare, ngase kishin ardhur të bëjnë krime në popullatën e pafajshme shqiptare, kishin ardhur të pushtojnë toka të huaja, kishin ardhur të grabisin vatrat e shqiptarëve, dhe ngritja e përmendores së tillë në tokat shqiptare është një provokim i rëndë ndaj shqiptarëve, është një fyerje e ndjenjave të shqiptarëve, të familjeve të dëshmorëve, të luftëtarëve të lirisë të cilët luftuan e dhanë gjakun për lirinë e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Ky lapidar, njëherit është edhe një provokim i radhës për shqiptarët që janë duke jetuar atje, sepse me këtë, ata dëshirojnë të bëjnë presion e të frikësojnë popullin shqiptar që të shpërngulet sa më parë nga trojet e veta.
“Vatra” dhe i gjithë populli shqiptar i Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit kërkojmë, që ky lapidar me kryqin orthodoks, me fotot e policëve vrasës e me hartën e Serbisë së Madhe të vendoset diku në Pashallakun e Beogradit, sepse kjo tokë, dhe gjaku i derdhur i bijve e bijave më të mira të popullit shqiptar, gjaku i dëshmorëve e martirëve, (nënave, burrave e fëmijëve të pafajshëm të vrarë në shekuj nga pushtetet e ndryshme serbe) nuk do të mund ta durojë gjatë.

Ju mund ta mbani e ta ruani me xhandarë e armë, ashtu siç jeni duke bërë, por urrejtja e mallkimi i popullit shqiptar, e drejtësia e perëndisë një ditë do të bjerë mbi ju.
Ky lapidar tregon edhe diçka. Gjatë kohë së Luftës në mes UÇPMB-së dhe forcave – policore- ushtarake serbe, pushteti i juaj serb thoshte se, asnjë polic e ushtar nuk është vrarë. Por, ky lapidar me 20 policë të vrarë. po e demanton këtë. Gjithashtu, tregon se UÇPMB-ja nuk ka vrarë popullsi të pafajshme, por ka vrarë policë e ushtarë kriminel të cilët kishin e kanë zaptuar toka të huaja.
Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, luftuan për t’u çliruar nga zgjedha serbe, për të mbrojtur pragun e shtëpisë, lirinë dhe atdheun e dashur, dhe për këtë, në luftën e fundit ranë 28 dëshmorë të cilët në fund të Nëntorit 2012 u përkujtuan me ngritjen e lapidarit në mes të Preshevës, por pushteti serb, pasardhës i Millosheviqit, i mbushur me alfanofobi, largoi me forcë lapidarin e këtyre dëshmorëve të kësaj toke, të djemve të këtij vendi.

Lapidari me emrat e 28 dëshmorëve të djemve tanë, duhet të kthehet aty ku ishte, se vetëm ashtu ka kuptim. Pushteti kriminal serb, me forcën e shtetit, edhe mund ta ndalojë këtë, por vendin e ka aty, sepse aty ishte lindja e dytë e tyre, dhe kushdo që tenton t’ia ndërrojë vendin, kushdo që tenton të negociojë me gjakun e derdhur të dëshmorëve ( ta dërgojë në oborrin e xhamisë, para shtëpisë së kulturës apo diku tjetër) do të mbajë përgjegjësi nesër para historisë e para gjakut të derdhur të dëshmorëve. Këta dëshmorë nuk ishin terroristë, nuk ishin Al-Kaida, ashtu siç ka deklaruar Millosheviqi i vogël, por ata derdhën gjakun për tokën e tyre, për varret e baballarëve e të stërgjyshërve të tyre, për lirinë e tokave shqiptare.

Këtë shkrim po e ilustrojmë me foto nga lapidari kriminelëve serbë në Luçan, të cilat janë marrë nga faqet e internetit të xhandarmërisë serbe, të cilët, sigurisht, kanë menduar se po krenohen me këto publikime të fotove.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *