Home / Sport / Laporta: Barcelona refuzoi Kristiano Ronaldo dhe Kaka!

Laporta: Barcelona refuzoi Kristiano Ronaldo dhe Kaka!

Ish-presidenti i Barcelonës, Huan Laporta, ka zbuluar se si Kristiano Ronaldo dhe Rikardo Kaka mund të kishin qenë pjesë e Barcelonës në të kaluarën, por transferimi i tyre ishte refuzuar nga drejtuesit dhe stafi teknik i skuadrës.

Sipas tij, Kristiano Ronaldo mund të transferohej në Barcelonë që para se të bëhej i famshëm, kur luante për Sporting Lisbonën.
“Menaxheri i tij, Horge Mendes, na e ofroi blerjen e tij, edhe më lirë se sa iu shit më pas Mançester Junajtid, pasi kishim bërë disa marrëveshje të suksesshme me të në të kaluarën. Por u vendos që të mos afrohej si lojtar pasi në ato momente, klubi kishte bërë projekte ekonomike vetëm për blerjen e Ronaldinjo, Markez e Kuarezma”, kujton Laporta.
Ndërsa transferimi i mundshëm i Rikardo Kaka ka një skenar edhe më të bujshëm, sipas të cilit, ka qenë vetë Silvio Berluskoni që i ka propozuar një shkëmbim të tijin me Ronaldinjon.
“Berluskoni tentoi për një shkëmbim me Ronaldinjon, por në atë periudhë ishte e pamundur, pasi Roni ishte ende “buzëqeshja” jonë. Propozimi u bë në një mbledhje drejtuesish të lartë klubesh. Atje, gjysmë me shaka dhe gjysmë seriozisht, më tha se ishte gati për një shkëmbim, pasi kërkonte të shihnim nëse ishim të gatshëm për ta realizuar atë. Pastaj Kaka përfundoi te Reali dhe sinqerisht më vjen keq për të. Erdhi me një aureolë mbi kokë, me idenë se do të ishte qendra e projektit të Real Madrid, por nuk funksionoi, edhe pse është një futbollist i shkëlqyer”, deklaroi Laporta.
Në intervistën e tij për “Onda Cero”, ai ka treguar edhe një episod të vogël se si ka lajmëruar Mesin se po largohej Ronaldinjo nga skuadra, një prej miqve më të ngushtë të argjentinasit. “Ishte i trishtuar për largimin e Ronaldinjos, pasi ishte një idhull i tij. Por u gëzua menjëherë kur i thashë se kë do të afronim në merkato, mes të cilëve edhe Pike. Më tha: ‘Blije, blije, pasi më mbronte kur ishim te ekipet e fëmijëve’”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *