Home / Lajme / Rajon / Largohet përmendorja e UÇPBM-së në Preshevë

Largohet përmendorja e UÇPBM-së në Preshevë

20 janar-Rreth 150 pjesëtarë të xhandarmerisë, pak para orës 7 të mëngjesit, e kanë rrethuar sheshin në qendër të qytetit, ku gjendej përmendorja, e kanë mbuluar me një thes të bardhë të plastikës dhe e kanë ngarkuar në kamion, i cili i përcjellur nga 20 makina të policisë, është larguar nga Presheva.

Pjesëtarët e xhandarmerisë së Serbisë sot herët në mëngjes e kanë larguar përmendoren e luftëtarëve të rënë të UÇPBM-së, para Kuvendit të Komunës në Preshevë.

Rreth 150 pjesëtarë të xhandarmerisë, pak para orës 7 të mëngjesit, e kanë rrethuar sheshin në qendër të qytetit, ku gjendej përmendorja, e kanë mbuluar me një thes të bardhë të plastikës dhe e kanë ngarkuar në kamion, i cili i përcjellur nga 20 makina të policisë, është larguar nga Presheva.

Gjatë këtij operacioni ishte i pranishëm edhe komandanti i xhandarmerisë së Serbisë, Bratisllav Dikiq, i cili nuk ka dashur të prononcohet për media.

Nga ana tjetër, në njoftimin e qeverisë së Serbisë, theksohet se “përmendorja e ngritur në mënyrë ilegale”, sot është larguar nga qendra e Preshevës dhe se aksioni ka kaluar pa incidente
“Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) dënon ashpër heqjen e lapidarit të UÇPMB-së nga qendra e Preshevës. Beogradi dërgoi me qindra forca xhandarmërie për të hequr një memorial dhe ky është një veprim fyes ndaj atyre që dhanë jetën për liri”, thekson PDIU duke shtuar se “autoritetet shqiptare të reagojnë dhe t’i kërkojnë llogari ambasadorit të Serbisë”.

“Është detyrim kushtetues i Shqipërisë për tu kujdesur për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.”

PDIU nënvizon se “Serbia duhet të heqë dorë nga sulmet dhe provokimet ndaj shqiptarëve të Preshevës. Serbia tregoi se nuk ka hequr dorë nga “doktrina millosheviçiane”.
“Pjesëtarët e xhandarmerisë serbe kanë larguar vendosjen ilegale të përmendores në Preshevë, aksioni është kryer pa asnjë incident dhe pa përdorim të forcës”. Kështu ka deklaruar kryeministri serb, Ivica Daçiç në një proncim për mediat pas largimit të lapidarit nga qendra e Preshevës.
Kryeministri dhe ministri i punëve të brendshme ka deklaruar se pas skadimit të afateve ligjore, me urdhër të ministrisë së drejtësisë, pjestarët e xhandarmerisë serbe kanë larguar përmendoren ilegale të vendosur në Preshevë.
“Serbia ka treguar mjaft durim, mirëpo i ka dërguar edhe mesazh të qartë se ligji duhet të respektohet dhe askush nuk është më i fuqishëm se shteti” ka thënë Daçiç.

Ish-kryeministri Pandeli Majko reagoi përmes rrjetit social “Facebook” në lidhje me aksionin e xhandarmërisë serbe për heqjen e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së nga qendra e Preshevës. Sipas deputetit socialist, “ky akt vërteton se në Beograd qeverisin po ata që zhytën Ballkanin në gjakderdhjen e ndarjes së ish-Jugosllavisë”.

“Serbia ka hequr me xhandarë, sot në ora 7 të mëngjesit përmendoren e dëshmorëve të lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve, nga qendra e Preshevës. Ky akt kërkon ti rivrasë ata që u vranë nga regjimi i Milosheviqit. Vërteton se në Beograd qeverisin po ata që zhytën Ballkanin në gjakderdhjen e ndarjes së ish-Jugosllavisë. Hoqën një “copë gur” por ringritën historinë që shkruajtën ata djem që dhanë jetën për popullin e tyre. Kush mund të vendosë një tufë me lule tek vendi i lapidarit të hequr do ti isha mirënjohës.

Lavdi dëshmorëve të kombit! Ata ishin edhe dëshmorët e mij!”- shkruan Majko në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *