Home / Lajme / Maqedoni / Lazim Destani priti ambasadorin kosovar Ylber Hysa

Lazim Destani priti ambasadorin kosovar Ylber Hysa

Hysa nga ana e pronarit Destani është njoftuar se kompania ka një përfshirje të gjërë në botë dhe ka mbi 11 mijë të punësuar. Ambasadori Kosovës Ylber Hysa gjatë këtij takimi ka vizituar edhe zyrën në të cilën gjendet tavolina ku është zhvilluar takimi i G8 –ës ku kanë marrë pjesë të gjithë përfaqësuesit më të lartë botëror në vitin 1999 ku edhe është hapur edhe diskutimi i parë për çështjen e Kosovës.

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni Ylber Hysa të premten ka qëndruar për vizitë në kompaninë e njohur Ekolog në Tetovë ku është takuar me pronarin e saj Lazim Destani. Ambasadori Hysa me këtë rast, ka uruar biznesmenin tetovar për marrjen e titullit “Nderi i Kombit” nga presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani. Ambasadori Hysa ka vizituar edhe hapësirat në këtë kompani ku është njoftuar me punën e saj dhe të arriturat e deritanishme. Hysa nga ana e pronarit Destani është njoftuar se kompania ka një përfshirje të gjërë në botë dhe ka mbi 11 mijë të punësuar. Ambasadori Kosovës Ylber Hysa gjatë këtij takimi ka vizituar edhe zyrën në të cilën gjendet tavolina ku është zhvilluar takimi i G8 –ës ku kanë marrë pjesë të gjithë përfaqësuesit më të lartë botëror në vitin 1999 ku edhe është hapur edhe diskutimi i parë për çështjen e Kosovës. Pas takimit ambasadori Hysa kanë thënë se ky është një takim miqësor dhe ka falënderuar Destanin për dhënien e kontributit të tij për kombin shqiptar dhe sidomos për Kosovën.“Ne ndjehemi krenar për suksesin që ka arritur zoti Destani me këtë kompani. Arsyet janë të shumta jo vetëm partiotike por për suksesin në përgjithësi që e ka dëshmuar një kompani çfarë është kjo në të cilën gjendemi ne sot. Kjo kompani ka ndikuar shumë në zbutjen e problemeve ekonomike në viset ku gjenden shqiptarët me çka duhet me falënderuar personalishtë zotri Destanin i cili ka ndimuar në këtë drejtim. Tash e kam obligim dhe deri më sot nuk është ditur në opinion se zotri Destani është njëri ndër njerëzit më kryesor për lobim për njohjet e shtetit të Kosovë nëpër botë. Ne jemi dëshmitarë të një pune të jashtëzakonshmë që ka bërë ai kudo në Afrikë e në Arabi dhe në shumë vende të tjera dhe këtu jam që ta falemenderoj për këtë arsye”, tha Ambasadori Hysa. Ndërsa biznesmeni tetovar Lazim Destani tha se gjithmonë do të kontribuojë për çështjen e Kosovës dhe të shqiptarëve kurse shprehu kënaqësinë për vizitën e ambasadorit të Kosovës këtu në Maqedoni që i bëri kompanisë së tij. “Pasi që të dyja vendet kanë pothuajse një ekonomi të njejtë dhe mendoj se një bashkëpunim i këtillë është i nevojshëm. Sipas mendimit tim ju si ambasador i Kosovës nuk e keni lehtë sepse të dy shtetet kanë një afërsi, kanë gjendjen ekonomike të njejtë por pak a shumë janë të njejta edhe problemet politike. Por ju e keni përvojën tuaj dhe ju uroj sukses në punën tuaj për të mirën e Kosovës dhe të mirën e Maqedonisë”, tha Destani. Ndryshe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, kohë më nderoi biznesmenin tetovar, Lazim Destani, me Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin “Për kontributin e jashtëzakonshëm në mbështetje të iniciativave me karakter kombëtar dhe krijimin e imazhit pozitiv të Shqipërisë në botë”. (U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *