Home / Sport / Lazio e fortë për Juven

Lazio e fortë për Juven

Juventusi nuk ka arritur asgjë më shumë se një barazim të pamerituar me rezultat 1-1 ndaj Lazios në ndeshjen e parë të Kupës së Italisë.

Zonja e Vjetër nuk arriti të shënonte gol në pjesën e parë, në një fraksion ku të gjitha aspektet e lojës ishin të baraspeshuara. Lorik Cana luajti nga fillimi në krahun e majtë dhe shfaqi paraqitje të denjë.

Në pjesën u zhvillua lojë më e hapur, me Bianconerët që dominuan.

Pas një harkimi të Giaccherinit, më së miri në zonë u gjend Peluso, i cili me kokë shënoi për 1-0. Mysafirët kërkuan faul, por gjyqtari heshti.

Në vazhdim Lazio e mori në dorë lojën, por ishte edhe Marchetti ai që shpëtoi mysafirët duke larguar topin nga vija fatale.

Sidoqoftë, pas një harkimi nga këndi nga Antonio Candreva, Stefano Mauri u gjend më së miri për të shënuar për 1-1 dhe rezultatin përfundimtar të kësaj sfidë.

Lazio me këtë barazim më shumë se të merituar ka një avantazh të madh para ndeshjes kthyese që zhvillohet në Olimpico të Romës. Romakët edhe me një barazim pa gola kualifikohen në finale të Kupës së Italisë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *