Home / Sport / Lëndohet ‘Buba’, tre javë jashta fushës

Lëndohet ‘Buba’, tre javë jashta fushës

“Është e vërtetë se në takimin me Hertën mora një lëndim, i cili më detyron të qëndroj jashta tereneve sportive për tre javës. Vërtet është fat i keq që lëndohem pikërisht tani, kur trajneri i ri filloi të më jep hapsira për të treguar kualitetet e mija. Mirëpo ky është fati dhe mua më mbetet të shpresoj në rekuperim të shpejtë dhe të kthehem sa më shpejtë në konkurencë për ekipin më të mirë”, shprehet Ferhan Hasani për Koha-n.

Ferhan Hasani në fillim të vitit 2013 përballet me mungesë të fatit, pasi pikërisht në momentin kur filloi të luajë te trajneri i ri Dieter Hecking, vjen një lëndim i papërshtatshën në muskulin e këmbës, i cili tetovarin do ta lë për tre javë jashta procesit stërvitor. Hasani së pari luajti në pjesën e dytë të miqësores të humbur 2:1 me Verderin, ndërsa para dy ditësh në takimin e fituar 5:1 përballë Hertës, 22 vjeçari u inkuadrua në lojë në minutën e 70-të, ndërsa deri në fund të takimit lëndoi muskulin e këmbës. Analizat e testeve mjekësore kanë konfirmuar lëndimin, ndërsa mjekët kanë rekomanduar pushim tre javor. “Është e vërtetë se në takimin me Hertën mora një lëndim, i cili më detyron të qëndroj jashta tereneve sportive për tre javës. Vërtet është fat i keq që lëndohem pikërisht tani, kur trajneri i ri filloi të më jep hapsira për të treguar kualitetet e mija. Mirëpo ky është fati dhe mua më mbetet të shpresoj në rekuperim të shpejtë dhe të kthehem sa më shpejtë në konkurencë për ekipin më të mirë”, shprehet Ferhan Hasani për Koha-n. Ky është lajm i keq për tetovarin, pasi me ardhjen e trajnerit të ri Heking nuk kishte shumë hapsira, ndërsa lëndohet pikërisht në kohën kur filloi të luajë dhe ishte pjesë e ekipi të parë në miqësoret me Verderin dhe Hertën. Ky lëndim i Hasanit nënkupton se ai nuk do të mund t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së seleksionuesit Janevski, për përballjen miqësore me Danimarkën me 6 shkurt në Shkup.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *