Home / Sport / Leonardo: Ronaldo te PSZH nuk është e pamundur!

Leonardo: Ronaldo te PSZH nuk është e pamundur!

“Kur flitet për shitjen e një lojtari të madh si Ronaldo, janë vetëm 4-5 klube në të cilat mund të shkojë dhe PSZH është një prej tyre”. Kjo është deklarata e drejtorit sportiv të PSZH, Leonardo, i cili ka hapur rrugë një transferimi të mundshëm të portugezit në fundin e këtij sezoni.

Në një prononcim të dhënë për gazetën “L’Equipe”, drejtuesi brazilian konfirmon se ky klub mund të interesohet për lojtarin, edhe pse aktualisht nuk ka kontakte me palëve, por ndërkohë duket e pamundur që të afrojë një tjetër yll, Lionel Mesin.
“Paris Sent Zhërmen është kthyer në një klub ku gjithçka mund të ndodhë. Megjithatë, Ronaldo ka ende një kontratë me Real Madrid dhe duhet ta kuptoni se ai nuk lëviz nga aty për një klub dosido. Nuk ka asgjë konkrete për momentin, nuk ka kontakte mes palëve. Mesi? Ai nuk do të largohet kurrë nga Barcelona. Edhe Murinjon, nuk e shoh të largohet nga Madridi”, ishte deklarata e tij.
“Kol dhe Evra? Jo, nuk kërkojmë mbrojtës të tillë. Me Zhalei, Maksuell, Van Der Vil dhe Armand, mendoj se kemi ato që na nevojiten. Në të ardhmen mund të flasim për këtë gjë, por jo tani. Duhet ta pranojmë se po të mos fitojmë kampionatin, do të jetë një dështim. E njëjta do të ndodhë edhe nëse nuk fitojmë Kupën e Francës. Por këtë vit nuk luajmë për Ligën e Kampioneve, aty favorite është Barcelona”, shpjegoi Leonardo, duke bërë një panoramë edhe të merkatos së klubit në dalje, ku la të kuptohej se shumë shpejt mund të largohen braziliani Nene dhe uruguaiani Lugano.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *