Home / Sport / Lëvizjet e skuadrave shqiptare

Lëvizjet e skuadrave shqiptare

Pasi kemi lënë pas festën e Vitit të Ri dhe pushimet që klubet u dhanë futbollistëve të tyre, ngadalë është koha për të nisur punën për sezonin pranveror. Normal deri sa futbollistët kanë pushuar, drejtuesit e skuadrave kanë qenë maksimalisht të angazhuar në tentimin për të siguruar futbollistë të rrinjë me të cilët do të përforconin ekipet e tyre. Kështu, pasi të premten anëtari i Ligës së Dytë, Rufeja-M ishte ekipi i parë që prezantoi 4 përforcimet e janarit, në fundjavë lëvizjet e para vijnë edhe nga ekipet elitare.

Renova: Ik Bajrami, vijnë Idrizi dhe Sadiku

Skuadra e futbollit Renova pas gjysmëstinorit të dobët, duket e vendosur për të freskuar ekipin me futbollsitë të rrinjë, të cilët do të sillnin gjallëri për vazhdimin e kampionatit. Kështu Renova në ditët e para të janarit arrin të sigurojë dy futbollistë të rrinjë dhe cilësorë. Mensur Idrizi dhe Burim Sadiku prej Dritës së Bogovinës, kalojnë te Renova ku pritet të vazhdojnë me paraqitjet e mira të shfaqura te bogovinasit. Idrizi është futbollist cilësor me përvojë të madhe në Ligën e Parë dhe jashtë vendit. Rrjedh prej shkollës së futbollit të Shkëndijës ku ka luajtur një kohë të gjatë, ndërsa ka bartur edhe fanellat e Rabotnickit, Vardarit në Maqedoni, si dhe Pogrdacit, Elbasanit dhe Skenderbeut në Shqipëri. Trajneri Osmani njeh mirë kualitetet e Idrizit, pasi në të kaluarën kanë luajtur bashkë te Shkëndija, ndërsa gjithashtu ‘Qato’ ishte trajner i ‘Culit’ te ekipi ‘kuqezi’. Ndërkohë Burim Sadiku praktikisht rrikthehet te Renova. Ai është futbollist i dalë nga shkolla e futbollit Renova, vite më parë ishte pjesë e ekipit të parë, ndërsa u cilësua si i panevojshëm dhe u la i lirë të kalojë te Drita. Atje Sadiku gjeti vendin e tij duke sjellë performansë shumë të mirë, ndërsa ishte një ndër më të spikaturit gjysmëstinorin vjeshtor kur me Dritën debutuan në Ligën e Parë. Tani Renova përmirëson gabimin e viteve më parë dhe kthen Sadikun në ‘shtëpi të vet’, ku pritet të gjejë vendin e tij. Ditët në vijim pritet që Renova të sjellë risi të reja, ndërsa për momentin largimi i vetëm është ai i Muharem Bajramit, që ka kaluar në Bjellorusi, te Gomeli. Renova përgatitjet për stinorin pranveror i nis të mërkurën, kur trajneri Osmani për ora 12:00 ka caktuar takimin e parë me futbollistët.

Shkëndija starton të ejnten

Ekipi tjetër tetovar, Shkëndija sipas asaj që thanë në fund të vitit të kaluar, me përgatitjet për sezonin e ri do të nisë të ejnten në mesditë. ‘Kuqezinjtë’ nuk kanë qenë deri tani aq aktiv në merkato dhe risia e vetme është largimi i Ertan Hasanit drejt Rufesë së Miletinës. Edhe pse në media janë përmendur emra të ndryshëm si përforcime eventuale, mirëpo për momentin nuk ka asgjë konkrete. “Po do të startojmë ashtu siç e kishim planifikuar të enjten në mesditë. Në grumbullimin e parë do të shpalosim plan programin e punës deri në fillim të pjesës pranverore të kampionatit”, është shprehur për mediat trajneri Artim Shaqiri.

Drita angazhon Tripunovskin dhe Alilin

Pas gjysmëstinorit të suksesshëm vjeshtor, Drita e Bogovinës sipas asaj që pritej do të tentojë të ruajë formacionin aktual, ndërsa me freskime eventuale do të kërkojë të krijojë skuadër stabile për vazhdimin e kampionatit. Për këtë qëllim bogovinasit deri tani kanë arritur të angazhojë mesfushorët Nikolla Tripunovskin dhe Zejdan Alilin. Tripunovski vjen nga ekipi i Ligës së Dytë, Euromilk, ndërsa ka përvojë të madhe në Ligën e Parë. Ndërkohë 22 vjecari Alili vjen prej ekipit të Vrapcishtit dhe pritet që te Drita të vazhdojë të zhvillojë talentin e tij të jashtëzakonshëm. Informata të afërta me skuadran bogovinase flasin se Drita këto ditë do të angazhojë një ekstra sulmues, emri i të cilit për momentin mbahet në fshehtësi. Për dallim nga stinori vjeshtor, në pranverë Drita do të jetë pa Mensur Idrizin dhe Burim Sadikun që janë bashkangjitur Renovës, Driton Zeadini dhe Rufat Çelik kanë kaluar te Gostivarit, ndërsa pritet që të lihet i lirë sulmuesi Zhivorad Radonjiq Drita grumbullimin e parë do ta ketë me 15 janar, kur edhe trajneri Ane Andonovski do të nisë përgatitjet dimërore.

Gostivari me ‘recetën’ e Dritës

Nëse vitin e kaluar Drita e Bogovinës befasoi të gjithë me inkuadrimin në Ligën e Parë, duket se këtë sezon këtë rrugë është duke ndjekur skuadra e Gostivarit, anëtar i Ligës së Dytë, ku pas gjysmëstinorit vjeshtorë mbajnë pozitën e parë në renditje. Gostivarasit pretendojnë të vazhdojnë me këtë rritëm dhe të ruajnë pozitën e liderit deri në fund. Dhe deri sa kjo ecuri në kujton Dritën e vitit të kaluar, kuriozitet është se në këtë ‘udhëtim’ ka shumë kompententë të Dritës së vitit të kaluara. Së pari, trajner i Gostivarit është Jeton Beqiri, njeriu që ishte ndër më meritorët për suksesin e bogovinasve, ndërsa këtë ecuri me sukses ka bartur edhe te Gostivari. Interesan është edhe fakti se dy përforcimet e para të janarit janë dy futbollistë të Dritës. Sulmuesi Driton Zeadini dhe mesfushori Rufat Çelik janë angazhimet e para të Gostivarit në tentimin për të krijuar ekip që do synojë Ligën e Parë. Trajneri Beqiri njeh mirë kualitetet e dy futbollistëve, me të cilët së bashku punuan te Drita. Pritet që të dy angazhimet e reja të rrisin cilësinë në formacionin e Gostivarit, pasi përvoja e tyre pritet të jetë e falemenderueshme. Zeadini përvec Dritës ka luajtur edhe te Shkëndija e Tetovës, prej të cilës skuadër edhe rrjedhm ndëra Çelik disa sezone me rradhë ishte në mesin e futbollistëve më të mirë të Dritës. Normal që merkatoja e Gostivarit nuk përfundon me kaq, pasi pritet në ditët në vijim të ketë të tjera risi.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *